All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Tabaku propozon ligj për rritjen e pensioneve të minatorëve: Qeveria Rama ka dështuar

All - Paragraf - 1

Tabaku propozon ligj për rritjen e pensioneve të minatorëve:

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku me një grup deputetësh të opozitës, ka propozuar një ligj të ri që synon përmirësimin e skemës së pensioneve për minatorët.

All - Paragraf - 3

Ajo theksoi se ky propozim vjen si rezultat i dështimit të qeverisë Rama në përmbushjen e kërkesave të kësaj kategorie të rëndësishme të punëtorëve.

Minatorët janë mashtruar për vite me radhë nga qeveria, e cila ka premtuar rritje reale të pensioneve, por asgjë nuk ka ndryshuar. Qeveria ka bërë vetëm një indeksim formal të pensioneve, i cili nuk përmirëson jetesën e tyre,” tha Tabaku në një deklaratë për mediat.

Sipas saj, aktualisht janë mbi 1 mijë minatorë që përfitojnë pensione, ndërsa mbi 13 mijë të tjerë kanë statusin e minatorit. Tabaku dhe deputetët e opozitës theksuan se ky ligj synon një rritje të drejtë dhe të merituar për pensionet e minatorëve, duke vendosur një standard të ri që i përgjigjet nevojave të kësaj kategorie punonjësish.

“Koha ka ardhur për të çuar përpara një premtim që kurrë nuk patën guximin ta përmbushnin, ndërsa paratë e buxhetit shpenzohen në skema korruptive të koncesioneve dhe PPP-ve. Minatorët meritojnë më shumë se 20 lekë shtesë në ditë ose premtime të rreme elektorale. Ky ligj është një hap drejt përmbushjes së kërkesave të tyre dhe rivendosjes së dinjitetit të humbur,” shtoi ajo.

 

Të fundit