Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: Qeveria dështoi të ndihmojë qytetarët, arsyeja pse shqiptarët po largohen

Tabaku: Qeveria dështoi të ndihmojë qytetarët, arsyeja pse

Viti 2023 do të jetë njësoj i vështirë për shqiptarët. Kështu deklaroi deputetja demokrate Jorida Tabaku teksa foli për masat e marra ngta qeveria në ndihmë të qytetarëve të prekur nga kriza.

E ftuar në studion e News24, Tabaku tha se qeveria dështoi të marrë masa për të ndihmuar shumicën e qytetarëve. Deputetja theksoi se është varfëria arsyeja që poi  shtyn shqiptarët të largohen nga vendi.

Tabaku tha se taksa është në dorë të qeverisë. Ajo përmendi ngritjen e dy Bordeve (për naftën dhe ushqimet e shportës) duke i cilësuar si antikushtetuese.

“Edhe viti 2023 do vijojë të ketë të njëjtat shqetësime lidhur me ekonominë. Qeveria dështoi të marrë masa që të ndihmojë shumicën e qytetarëve. Qeveria duhej të ishte përpjekur që përfitimet nga rritja e taksave të hidhej në ndihmë të qytetarëve. Varfëria tregon se qytetarët janë sot në mëshirë të lëmoshës. Ne duhet të ngremë një sistem që ka në bazë tregun e lirë.

Kjo është arsyeja se përse shqiptarët largohen nga Shqipëria.

Politika e taksa është në dorë të qeverisë. Vendet të BE kanë hequr tvsh e ushqimeve të shportës, kanë shpërndarë ndihmë në kohë konstante për bizneset e grupet e veçanta sociale. Pra ishte masa që mund të merreshin si nga pikëpamja e taksave, me mbështetje sociale.

Qeveria me kokëfortësi ngriti dhe dy borde, duke lejuar kompanitë e karburanteve të bëjnë biznes me rritjen e çmimeve. Për mendimin tim është antikushtetuese dhe një mënyrë komuniste. Besoj do jetë një vit i vështirë, është vit zgjedhjesh”, u shpreh ajo.

Të fundit