Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Tabaku: Qeveria socialiste ka dështuar të mbështesë pensionistët, bujqësinë dhe ekonominë

Gjatë seancës parlamentare për projektbuxhetin e vitit 2025, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar qeverinë socialiste për politikat e saj të dështuara ekonomike që kanë përkeqësuar jetën e shqiptarëve dhe kanë dobësuar ekonominë kombëtare.
Në fjalën e saj, Tabaku u ndal në pesë çështje kryesore: pensionet, bujqësia, rrogat, rritja e çmimeve dhe modeli i dështuar ekonomik i qeverisë.
Tabaku theksoi se pensionistët, të cilët përbëjnë rreth 30% të popullsisë, janë një nga shtresat më të goditura nga politikat e qeverisë socialiste.
Deputetja vuri në dukje gjendjen e rëndë të sektorit të bujqësisë, i cili është një nga sektorët më të mëdhenj të punësimit në vend, por që nuk po mbështetet si duhet nga qeveria.
Tabaku kritikoi gjithashtu rritjen e çmimeve të produkteve bazike të ushqimit, që kanë rënduar ekonomitë familjare. Ajo tregoi se sipas INSTAT, çmimet e ushqimeve janë rritur me 55% që nga viti 2014, duke arritur nivelet më të larta në rajon.
Deputetja Tabaku kritikoi modelin ekonomik të ndjekur nga qeveria, të cilin e quajti “model i betonit dhe privilegjeve për pakicën.
Fjala e plotë:
Shqiptarët dëgjuan prezantimin e buxhetit të 12-të socialist. Qeverisja socialiste në këto 3 mandate mori një vend me 3 Milionë banorë dhe, me gjithë dyshimet e mia në këto shifra, e ka sot me 500.000 më pak. 1/3 e popullsisë sot janë pensionist, pjesa tjetër janë të punësuar me pagat më të ulta në rajon, 600.000 banorë ndërmjet të cilëve 560.000 të regjistruar zyrtarisht të deklaruar; 400.000 të vetpunësuar, prej të cilëve 215.000 sot paguajnë sigurime; 30.000 profesionistë, të cilët 10.000 e mbyllën biznesin; në fund, 420.000 bujq nga të cilët vetëm 72.000 paguajnë sigurime e kontribute shoqërore. Kjo është sot Shqipëria! Më e paktë në numër, më e zvogëluar por njëkohësisht përtej shifrave e propagandës që dëgjojmë, prej 12 vite socialistët kanë ndryshuar buxhetin mbi 180 procedura tatimore, i kanë ndryshuar taksat duke ndërtuar një skemë me 5 shtresa ku përherë në çdo ndryshim nuk kanë përfituar as shtresa e mesme, as familjet, as profesionistët e lirë, as sipërmarrësit e rinj. Në çdo ndryshim të këtyre 180 e kusur ndryshime të tatimeve nuk ka asnjë moment ku taksimi i punës të jetë ulur, përkundrazi çdo herë e më shumë është shtuar. Punon 2 punë, sepse nuk ia del dot me një – duhet të paguash më shumë; ndërto një hotel me 5 yje sepse paratë e korrupsionit të formës 5D nuk di ku ti cosh – mos u mërzit, Ministria e Turizmit ka një surprizë me taksimin me 5% që ka arrdhur si rezultat i produkteve e i ligjeve korruptive në këtë parlament. Nëse je sipërmarrës, ke një biznes të vogël – duhet të paguash TVSh-në për shërbimet e tyre 20%, por nëse ke një hotel të madh ti ke përjashtime, akoma dhe më mirë nëse pronarit ja ke marrë tokën dhe ia ke ndryshuar me ndonjë marifet andej nga bashkia – sërish mos u mërzit, sepse ke një përjashtim special në TVSh.
Nëse je pensionist duhet të paguash TVSh për ushqimet 20%, duhet të paguash faturën e ilaçeve që pak rimbursohet, por nëse je pronar i një jahti karburantin e ke të përjashtuar. Shqipëria e socialistëve është Shqipëria e kësaj minorance, me përjashtime në taksa, e një elite të vogël të korruptuar që parlamentin e ka kthyer në një noter të dëshirave që sikundër e pamë dhe në rastin e inceneratorëve që ligjet shkruheshin me porosi në zyrat e zyrtarëve dhe vuloseshin nga drejtorët, ministrat dhe zyrtarët më të lartë socialist.
Me 180 ndryshime, rekord Guiness jo vetëm në rajon por dhe në Europë, prap duket që arka e qeverisë nuk mbledh dot më shumë se 27% të PBB-së. Me gjithë deklaratat që “u arritën objektivat”, “kësaj rradhe jemi më shumë se 100%” përsëri qeveria socialiste në arkën e shtetit merr 25-26% të PBB-së. Kanë 12 vite që deklarojnë se shqiptarët po paguajnë ndershmërisht dhe në mënyrë të drejtë taksat, ndërkohë që vazhdojnë i taksojnë ata padrejtësisht, 95% e tyre. Taksojnë shpirtin e tyre sipërmarrës, taksojnë punën, akoma më keq u veshin tarifa të larta abuzive për faturat e energjisë dhe të ujit, përsëri 1 herë në 2 vite premtojnë që uji do jetë 24 orë në ditë. Akoma nuk e keni arritur, por kështu do të premtohet sërish.
Kjo skemë e taksimit socialist,promovuar në 12 buxhete socialiste, ka qënë arsyeja kryesore për të cilën bizneset dhe shqiptarët kanë arritur që t’i shmangen shtetit. Kanë krijuar informalitet përmes këtij taksimi të pandershëm, pothuajse një pjesë e madhe e atyre të punësuarve kanë hapur NIPT-e për t’u regjistruar si persona fizik. Ishte një zgjedhje për një veprim të pandershëm të qeverisë karshi punës dhe mundit tyre, ato e gjetën si një rrugëdalje sesi mundet që të përjashtohen nga taksat. Njësoj siç e gjetën zgjidhjen edhe sipërmarrjet e vogla shmangien e deklarimit, sepse filozofia e kësaj qeverie është t’i marrësh të voglit dhe për t’ia falur të fortit oligark.
Eksperimentet fiskale të dështuara, tërësisht të pamenduara, që më pas arnohen me udhëzime dhe akte antikushtetuese ndaj edhe shtresës së mesme, sigurisht që kanë dhe përgjegjësi. Por kjo përgjegjësi është politike; askush nuk mban përgjegjësia për atë çka i ka shkaktuar Shqipërisë: shkretimin që vjen në numra. Kjo pandershmëri dhe padrejtësi, e kthyer dhe në shtyllën kryesore të qeverisjes, ka krijuar sot këtë situatë të paprecedentë.
Unë i kam numëruar dhe me gjasë janë thuajse 8 aksione antiinformalitet. Mbas cdo aksioni shpallet fitorja e në fillim të aksionit të rradhës përsëri thuhet që beteja vazhdon, beteja me informalitetin , kësaj rradhe ja dolëm deri kur të shihemi në betejën e rradhës. Dëgjuam për rritjen ekonomike, për dyfishimin e produktit të brendshëm bruto, por pyetja është : nëse shqiptarët a e ndjejnë këtë rritje ekonomike? Nëqoftëse shifrat janë si ato të prezantuara, a e ndjejnë ato që punojnë, ato që kanë biznese, ato që kanë familje, a i ndjejnë pensionistët, a i ndjejnë bujqit? A marrin ato sot paga më të larta, a blejnë ato më shumë sot, a përkthehet e gjitha kjo në ekonomi, në sektorët që luajnë rolin më të rëndësishëm? Sigurisht që përgjigja është jo. Shqipëria ka sot një PBB sic u tha sot këtu, 2.5 trilionë lekë , pothuajse 25 miliardë euro dhe kontributi i sektorëve të ekonomisë në këtë rritje është vetëm nga një, kryesori, ai i ndërtimit, ndërkohë që sektori i bujqësisë që punëson 34% të popullsisë dhe është sot 18% e PBB-së , nga viti 2021 është me rënie. Dhe gjatë dekadës, industria është një sektor tjetër me rënie që pesha e saj sot ka rënë, fatkeqësisht sot është 12.4%. Po ku është suksesi i një modeli ekonomik që bazohet vetëm tek llaci e tullat ndërkohë që propagandohet që ekonomia ka patur një rritje reale prej 35% këtë dekadë, Kryeministri përsëri u mburr sot këtu me rritjen e një produkti të brendshëm bruto për frymë , si rezultat i largimit të popullsisë. 500 mijë pensionistë në qytet e kanë pasur rritjen e pensioneve 0. 0,15 % e indeksuar kjo me inflacionin. Për më tepër, qytetarët që dalin sot në pension, ndonëse ekonomia është më mirë, kontributet i kanë dhënë me këtë ekonomi të re , marrin pensionet më të ulëta mesatare, gjë që i bën ato akoma edhe më të ndjeshëm për rritjen e cmimeve. Fatkeqësisht sot kështu janë 30% e popullsisë, ndërkohë që në 2017 u ndërmor një buxhet që kishte 7.1% të PBB-së për pensione, po të njëjtën ka sot. E kini parasysh që janë rritur, 300 mijë pensionistë i janë shtuar sot buxhetit të shtetit. Për ti mbajtur në gjumë pensionistët, Qeveria socialiste ka nisur një projekt shumë interesant.Një vit më parë deklaroi që ishte zbuluar nafta më e mirë se Arabia Saudite që do e shpëtontë pensionin nga hallet duke u premtuar lugën e floririt në pleqëri meqë në rini ja kishte premtuar Partia e Punës. Më vonë deklaroi se do mblidhte taksën e energjisë që do shkonte po përsëri tek pensionistët . Sot produkti i këtyre dy aksioneve të forta është pensioni real me rënie 16%. Pensionistët sot kanë të ardhurat reale të tyre më të ulëta se në 2014. Sipas INSTAT , pensionistët shpenzojnë deri në 50% të të ardhurave të tyre me shpenzimet e ushqimit, të shportës, në mbijetesë. Fuqia blerëse e tyre sot është më e ulët e sigurisht që dhemb më shumë se propaganda e Qeverisë.Meqë ende nuk kemi asgjë të re nga fronti i naftës, Qeveria i mban pensionistët me gajret me rritjen 20 lekë në ditë . Ashtu sic lajmërova pak ditë më parë, do japin ndonjë bonus në fund të vitit,duke qenë se jemi në vit elektoral e ajo rritja 5% e pensioneve cdo vit ashtu sic u premtua në 2021, nuk u pa, nuk u ndje, nuk e përjetoi askush. Anketa e INSTAT tregon që 40% e të ardhurave të familjeve shkojnë për shpenzime jetike, bazë,shkojnë për pazarin e ditës, a për pazarin e javës , ndërkohë që sipas INSTAT të ardhurat e një familjeje me katër persona sot janë përsëri më të ulëta se në 2013 e janë në ulje reale. Ndërkohë që dua t’ju kujtoj që buka e drithërat në 2012 ishin sa 66% e mesatares së BE-së , sot janë sa 83% e mesatares së BE-së. Ndërkohë që mishi kushtonte në 2012 sa gjysma e BE-së , sot është sa 81% e cmimit të BE-së.Po njëkohësisht rritjen më të madhe e kanë pasur bulmetet që shkëlqejnë dhe politikën e Qeverisë në bujqësi. 84% e mesatares së BE-së kushtonin 11 vite më parë, sot kushtojnë sa 120% e mesatares së BE-së. Me fjalë më të qarta, sot një qytetar shpenzon më shumë , blen më pak e pyetja kryesore është sigurisht që edhe me këtë buxhet do të vazhdojë po me të njëjtën situatë. Ndërkohë që nga viti 2015 kemi parë një zhvlerësim të monedhës euro, kjo është komplet një provë që ekonomia nuk po ecën sic duhet. Llogaritë thonë se euro është zhvlerësuar me 40% dhe kjo do të thotë se importet e ushqimeve do duhet të ishin 40% më të lira. Si ka mundësi që shqiptarët nuk përfitojnë as nga ky zhvlerësim i euros? Si ka mundësi që përsëri megjithëse në krahasim me rajonin, zhvlerësimi është më i lartë, përsëri cmimet janë më të larta.Përgjigjja është përsëri në këtë buxhet, në konkurrencën që mungon , në tregjet e kapura, në linjat e shpërndarjes së produkteve që përsëri janë të kapura duke mos lejuar qytetarët të kenë a të gëzojnë pikërisht edhe këtë zhvlerësim të euros. Unë dua ta mbyll me dy elementë që lidhen me modelin ekonomik. Sot fatkeqësisht bujqësia që do duhej të kishte qenë një nga sektorët promotorë bashkë me turizmin, nuk po reflekton. Nga viti 2013 është rritur pothuajse 0,05 % mesatarisht në vit. Ky sektor ka 420 mijë të punësuar ndërkohë që në vendet e tjera të BE-së ky sektor sigurisht që performon më shumë. Unë shpresoj që të kem mundësi që të flas dhe pak, më pas gjatë diskutimeve dhe pyetjeve dhe përgjigjjeve por përgjigjja që kanë kërkuar shqiptarët në 12 vite sigurisht që nuk do të vijë as me këtë buxhet. Faleminderit!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38