All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Tabaku reagon pas dorëheqjes së Alibeajt: Pata një takim me Bardhin, të reflektojmë

All - Paragraf - 1

Tabaku reagon pas dorëheqjes së Alibeajt: Pata një takim me

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku komentoi dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt pas dështimit në zgjehdjet e 14 majit.

All - Paragraf - 3

Në një prononcim të shkurtër për mediat nga Kuvendi, Tabaku tha se ka pasur një takim me Gazment Bardhin ku kanë diskutuar për dorëheqjen e tij.

“PD duhet të ishte bashkë përtej interesave personale, të reflektojmë të mos presim, t’u japim kohë demokratëve dhe vetes se ku ne gabuam. Dorëheqja e Alibeajt ishte e papritur për mua, mbremë kam patur një takim me Gazment Bardhin, kemi diskutuar për këtë çështje”, tha Tabaku.

Enkelejd Alibeaj njoftoi dje largimin nga posti i kryetarit në detyrë, të cilën ia delegoi Lulzim Basha, dhe nga drejtimi i grupit parlamentar. Gazment Bardhi deklaroi pak pas dorëheqjes së Alibeajt, se do të ketë një mbledhje të Këshillit Kombëtar për të vendosur zëvendësuesin e tij.

Burime për Politiko.al thanë se Alibeajt do të zëvendësohet nga Jorida Tabaku dhe kjo mund të jetë ‘prapaskena’ e takimit me Bardhit dhe Tabakut.

Të fundit