Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku rezerva për pr/rezolutën e PS për korrupsionin: Ka nevojë për debat në Kuvend

Tabaku rezerva për pr/rezolutën e PS për korrupsionin: Ka

Është mbledhur Konferenca e Kryetarëve. Deputetja e PD, Jorida Tabaku shprehu rezerva për pr/rezolutën e PS për luftimin e korrupsionit.

Tabaku tha nevojitet një debat më i gjerë, teksa theksoi se ndryshimet ligjore që Tabaku ka depozituar, janë rrëzuar nga mazhoranca duke mohuar korrupsionin.

“Më vjen mirë që lufta kundër korrupsionit duhet ndryshojë dhe qeveria pranon që kemi një korrupsion endemik dhe sot ekziston në të gjithë institucionet. Tani kush ka folur e paska pasur të drejtë. Rezoluta që ju propozoni çon miratimin e ngritjes së një komisioni të posaçëm dhe disa elementë që ne mendojmë se kanë nevojë për një debat më të gjerë se sa debati në kuvend. Kam dorëzuar disa ndryshime ligjore për të luftuar korrupsionin me ndryshime që i vijnë në ndihmë kësaj beteje dhe që u refuzuan nga PS. Mazhoranca i rrëzoi duke mohuar korrupsionin. Sot, qeveria pranon korrupsionin dhe mungesën e vullnetit politik. Ju kërkoni të krijoni një Komision AdHoc që merr funksione nga KKIE dhe pa asnjë argument”, tha ajo.

Të fundit