Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku nga Komisioni për Integrimin: Nuk mund të ketë demokraci, kur opozita sulmohet politikisht

Tabaku nga Komisioni për Integrimin: Nuk mund të ketë demokraci,

Deputetja demokrate dhe njëherazi kryetarja e Komisionit për Çështjet e Integrimit, Jorida Tabaku ka paraqitur sot qëndrimin e Partisë Demokratike në raport me Kuvendin, pas burgosjes së Ervin Salianjit.

Nga komisioni, Tabaku deklaroi se Shqipëria është një hap më shumë drejt Bashkimit Evropian, por balanca e pushteteve sot është në rrezik. Demokratja theksoi se mungon vullneti politik për të realizuar reformën zgjedhore.

Po ashtu, Tabaku u shpreh se në Shqipëri nuk mund të ketë demokraci kur opozita vijon të sulmohet politikisht.

“Ne mbështesim avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit. PD e ka nisur këtë proces dhe do ta përfundojë pa rënë pre e asnjë provokimi. E konsiderojmë këtë proces si mënyrën e vetme për të transformuar vendin. Ky është një hap që duhet të ishte pjesë e një procesi të gjatë transformues. Besojmë se një hap më shumë drejt BE duhet të shërbejë për ndërtimin e një demokracie perëndimore. Por nga ana tjetër me keqardhje vëmë re se një sërë kriteresh sot janë të paplotësuara. Kemi parë mungesën e vullneti politik për një reformë zgjedhore. Përdorimi i institucioneve shtetërore për të ndikuar në votime dhe zgjedhje ne mendojmë që duhet të ketë një zgjidhje brenda vitit 2024 jo në vitin 2025 ashtu siç e gjykon mazhoranca. Balanca e pushteteve janë sot në rrezik.

Për herë të parë Shqipëria ka cënuar shkeljen e MSA ku kalojnë ligje me porosi që cënojnë konkurrencën. Korrupsioni sistemik ndikon në mënyrë shumë të thellë strukturat e qeverisjes. Besojmë që një shtet i korruptuar është produkt i një lidhje të ngushtë mes kapjes së institucioneve dhe ndikimit të grupeve kriminale. Nxitja e një klime politike pa sulme ndaj opozitës është thelbësore. Për të siguruar një sistem drejtësie efikas është e nevojshme të adresohen sfidat aktuale.

Nuk mund të kemi Shqipëri perëndimore kur mungon demokracia, sundimi i ligjit, ndërkohë që opozita sulmohet politikisht. Politika shkon e vjen, ky proces është për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Ky është qëndrim që unë doja ta mbaja për transparencë. Mbledhja do të vazhdojë pa kamera”, deklaroi Tabaku.

Të fundit