Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: Shqipëria në krizë të fabrikuar, propaganda 12-vjeçare bie poshtë

Tabaku: Shqipëria në krizë të fabrikuar, propaganda

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka reaguar pas publikimit të Indeksit të Biznesit nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, duke e cilësuar atë si një dëshmi të qartë të dështimit ekonomik të qeverisë dhe një reflektim real të situatës që përballin bizneset në Shqipëri.

Në një analizë të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku ka bërë një krahasim të të dhënave të indeksit që prej vitit 2013, duke vënë në dukje se problemet themelore të ekonomisë shqiptare nuk kanë ndryshuar, pavarësisht propagandës për reforma dhe zhvillim.

 “Vit pas viti, bizneset në Shqipëri përballen me të njëjtat plagë: informalitet, monopole, korrupsion dhe burokraci,” shkruan Tabaku, duke theksuar se çdo fushatë e qeverisë është ndërtuar mbi premtime të pambajtura – nga lufta ndaj informalitetit, te digjitalizimi e deri te shpresa se turizmi do të shpëtojë ekonominë.

Sipas saj, problemet nuk burojnë nga tregu, por nga ndërhyrja e drejtpërdrejtë e pushtetit, përmes ligjeve me porosi dhe qokave klienteliste që mbyllin tregun dhe ndëshkojnë konkurrencën e ndershme.

Deputetja e PD thekson se biznesi shqiptar nuk ka nevojë për slogane, por për ndershmëri, konkurrencë të lirë dhe rregulla që vlejnë për të gjithë.

Ajo e mbyll reagimin e saj me një apel të qartë për ndryshim: “Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të vërtetë. Jo për një tjetër shfaqje.”

Të fundit