Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Tabaku: Shteti sekseri i pronave, në interes të pakicës dhe jo shumicës së shqiptarëve

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, gjatë seancës parlamentare, ka folur në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë për të dhënë për ndërtim dy godina dhe prona qeveritare në zona me vlerë për t’u ndërtuar pallate.
Tabaku u shpreh se angazhimi i shtetit si një sekser në një kohë kur ai duhet të mendonte si të incentivonte ekonominë duke prodhuar një vizion ekonomik të cunguar që fokusohet vetëm tek ndërtimi.
Fjala e Tabakut
Të nderuar kolegë, ditët e fundit jemi njohur me me një vendim i cili në fakt bëri shumë cudi. Me vendimin që Qeveria shqiptare tashmë përvec gjithë bizneseve të tjera që kryen, ka filluar të bëhet dhe seksere trojesh, filloi të japë edhe lejet për pronat publike të cilat tashmë po i jep për zhvillim. Në një vend normal, në një shtet normal kjo do ishte një pikëpyetje e madhe për të gjithë, në një vend ku ashtu sic e kemi diskutuar me kohë dhe aty ku ndërtimi fatkeqësisht është kthyer në një biznes kryesor ku pastrohen paratë e krimit të organizuar, ku pastrohen paratë e korrupsionit kjo ngre një pikëpyetje shumë të madhe.
Duke pasur parasysh dhe të dhënat që ofrohen për ekonominë këto ditë por edhe për investimet e huaja ku 22% e të gjithë investimeve të huaja direkte sot shkojnë në sektorin e ndërtimit që ëshë kthyer sektori që pastron më shumë para, ka një piëkpyetje të madhe, të jashtëzakonshme se cfarë po ndodh sot me ndërtimin në Shqipëri. Kush është modeli ekonomik që sot po promovojmë, kush është modeli ekonomik që sot po nxisim dhe nga do të vijë rritja ekonomike për Shqipërinë?
Pak vite më parë u ndërtua Korporata e Investimeve, një korporatë që shumë këtu nga ne e kundërshtuan dhe një korporatë që besoj që në asnjë vend tjetër normal nuk kishte sesi të funksiononte. Korporata e Investimeve mbas 4 vitesh mori vetëm paga dhe vegjetoi duke mos kryer asnjë shërbim, pak javë më parë mori 28 prona publike në pronësi të saj dhe 198.000m2 ndërtim. Këto prona publike por njëkohësisht dhe këto institucione publike sepse janë institucione publike,kanë filluar Korporata e Investimeve ti japë pak e nga pak për të ndërtuar.
A ka mundësi në këtë vend që ka një ekonomi që nuk prodhon , ku eskportet kanë qenë në një pikëpyetje të jashtëzakonshme duke marrë parasysh faktin që sot kemi një zhvlerësim të euros,që kemi një model ekonomik që do duhej të nxiste rritje ekonomike,Qeveria shqiptare filloi dhe të ndërmarrë aventura,të japë institucionet publike për zhvillim, të prishë zyrat,të ndërtojë pallate dhe të kthehet në një seksere ordinere pronash! Dhe të kthehet në një seksere e cila nuk ka qëllim ofrimin e të mirave publike por sot ka qëllim dhënien e pronave publike për zhvillim.
A ka mundësi në një administratë publike e cila është cdo ditë e më e madhe në krahasim më % e popullsisë e cila vetëm largohet, kjo Qeveri të mendojë vetëm për zyrat? Sapo erdhët në pushtet në 2013 , diskutimi kryesor ishte ndërtimi i zyrave, godina e OSSHE, godina pafund të institucioneve të varësisë, me fondet e rindërtimit, 40% ishin po godina e zyra, ndërkohë që tashmë kthehemi dhe në dhënien e pronave publike me qera.
Kjo që po ndodh me Korporatën e Investimeve nga njëra anë por dhe me prishjen e institucioneve publike dhe dhënien e këtyre godinave për ndërtime për mua ka një pikëëpyetje shumë të madhe. Në një moment kur po diskutojmë korrupsionin,për një korrupsion endemik që sot prek 52% të popullsisë që e konsiderojnë atë si rrezik për sigurinë, Qeveria fillon dhe ndërmerr aventura të tilla. A ka pak punë Qeveria? A ka mjaft punë me shpërndarjen e të mirave publike , përmirësime në arsim,shëndëetësi, por njëkoëhsisht dhe në shumë fusha të tjera që duhet të vijë Kryeministri dhe një kryetar bashkie të prishë ndërtesa publike e të japë leje ndërtimi?
Cfarë modeli ekonomik po ndërtojmë? Nga do vijë rritja ekonomike e Shqipërisë? Bujqësia në tre vitet e fundit ka qenë me rritje zero si përqindje e PBB-së. Në vitin 2023 bujqësia ra me 0.63% dhe rënia e bujqësisë , rënia më e fortë që nga viti 1997, tregon që modeli ekonomik që ka Shqipëria sot nuk po prodhon. Shqipëria sot nuk po eksporton si rezultat i zhvlerësimit të euros , tregu komplet dhe tregu që lidhet me biznesin e prodhimit fason,sot është në një pikëpyetje të madhe ku 175 mijë punonjës janë duke dalë nga puna e duke mbylluar dyert e bizneseve si rezultat i parasë informale e ne i hapim dyert një sektori abuziv e korruptiv si sektori i ndërtimit në Tiranë.
Mbi 1 milionë m2 ndërtim leje jane dhënë në qytetin e Tiranës vetëm në 5-6 vitet e fundit ndërkohë që bëhen gati dhe 200 miujë m2 ndërtim pronë publike, prishen zyra kadastre, agjensi prone, universitete, prishen për të ndërtuar pallate; ky është shembulli i modelit ekonomik në Shqipëri, kjo është ajo që tërheq investimet e huaja në Shqipëri. Shqipëria nuk merret sesi mund të diversifikojmë energjinë, si mund të shfrytëzojmë burimet natyrore, si mund të rrisim eksportet po Shqipëria merret dhe shet një model ekonomik që nuk prodhon, një model ekonomik i cili nuk ndikon në ekonomi,që nuk sjell punësim dhe një model ekonomik që nxit dhe favorizon korrupsionin,pastrimin e parasë, atë për të cilën e ka faqen të nxirë Shqipëria në të gjitha raportet ndërkombëtare. Këto janë dy sfidat më të mëdhaja që ka sot ekonomia: paraja informale, ekonomia informale që po pastrohet përmes biznesit të ndërtimit, që duket do të vazhdojë me lojërat e fatit, që ka vazhduar dhe ka penetruar deri në turizëm dhe nga ana tjetër shqetësimi që kemi sot për të gjithë sektorët e tjerë që janë në pikëpyetje. Kemi 20% të PBB që vjen nga turizmi, është rritur turizmi thonë qeveritarët por si ndikon kjo në ekonomi? A është rritur bujqësia si rezultat i turizmit ? Jo,përkundrazi po bie. A po rritet konsumi si rezultat i turizmit? Jo, përkundrazi po bie sepse në pikun e sezonit vjet në gusht, konsumi ra me 0.65%.
Cfarë po ndodh atëherë me ekonominë shqiptare? Cfarë po ndodh që nuk ka ekonomistë në botë, nuk ka ekonomi në botë që të shpjegojë sesi mundet që të rritet numri i turistëve dhe mos të japë në ekonomi? Sepse modeli që kanë zgjedhur, ku një pjesë e madhe rreth 90% shkon vetëm tek 5% e popullsisë, tek ata që sot po ndërtojnë , po marrin kontrata koncensionesh,po marrin kontrata, tenderime publike, pikërisht aty ku shkon pasuria nuk shpërndahet në gjithë shtresat e tjera. Dhe ky korrupsioni i nivelit të lartë që fatkeqësisht vjen e bëhet me ligje në këtë Parlament,që është shtrirë endemik në cdo qelizë, në cdo qelizë sot të ekonomisë shqiptare, ka shëmbëlltyrë dhe formë më të mirë sot biznesin e ndërtimit, ku shkëlqen Bashkia e Tiranës, ku shkëlqen ai që s’do jepte asnjë leje ndërtimi e që sot është duke i marrë frymën Tiranës, se po e mbyt Tiranën jo vetëm me leje ndërtimi po po vret njëkohësisht cdo punonjës, cdo zyrtar, cdo qytetar të shtresës së mesme me një rritje artificiale cmimesh që nuk shpjegohet as nga ekonomia, nuk shpjegohet as nga llogjika e theshtë matematike por shpjegohet vetëm me korrupsionin e pastrimin e parave ndërmjet sigurisht atyre me rekorde kriminale që sot po penetrojnë në ekonomi.
Ligji i Korporatës së Investimeve nuk duhet të kishte ekzistuar, ligji për investimin strategjik nuk duhet të kishte ekzistuar,ligje të cilat lidhen me sektorë preferencialë që prekin individë nuk duhet të ekzistojnë as të jenë pjesë e diskutimit. Sepse kjo ligjbërja me porosi dhe korrupsioni me porosi që vjen e formalizohet këtu në Parlament, fatkeqësisht e ka mbytur ekonominë dhe po prodhon sot këtë model shterpë ku të ardhurat e shqiptarëve janë sa 34% e të ardhurave të një qytetari në BE por njëkohësisht jane të fundit në rajon në Ballkanin Perëndimor.
Dhe kur flasim për procesin e integrimit,e kur flasim për diskutime të administratës publike dhe avancimit në këtë proces ne harrojmë të themi që Shqipëria sot fatkeqësisht është e fundit për sa i përket treguesve, për frymë të të ardhurave në BallkaninPerëndimor, të pjesës së buxhetit që shkon për paga, cështje sociale dhe dështon që të jetë pararojë në rajon pikërisht për këtë element që lidhet me qytetarët. Pastaj, cdo gjë tjetër është propagandë e ditës, këto fjalët e mëdhaja,me Shqipërinë lider në rajon jane sigurisht vetëm në endrrat dhe fantazitë e qeveritarëve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38