Flash News
"E vrava për xhelozi", ky është shqiptari që ekzekutoi gruan me çekiç në Athinë
Gjykata Kushtetuese 'rrëzon' kërkesën e Malltezit, lë në fuqi "arrestin shtëpiak"
Mashtruan italianët dhe përfituan rreth 4 mln euro, arrestohen 2 vëllezërit
Ishte me një grua në makinë, policia zbardh vdekjen e 47-vjeçarit në Korçë
Aksidentoi për vdekje këmbësorin në rrugën “Milot-Laç” dhe u largua, kapet 18-vjeçari
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka folur për korrupsionin qeveritar dhe ofertën e opozitës.
Në “Kafe Shqeto” në Syri TV, Tabaku vuri theksin te korrupsioni me ligje që është duke zhvilluar mazhoranca, ku sipas saj kolegët socialistë janë duke u bërë fasadë e korrupsionit, nëpërmjet votimit në turmë.
Gjithashtu Tabaku u ndal edhe te shkelja e procedurës ligjore nga ana e deputetëve të PS-së.
Tabaku: Është dhe fusha tjetër e korrupsionit me ligje, që unë kur i drejtohem kolegëve socialistë dhe i them që vota nuk ka pse të jetë turmë sepse nuk mund të jetë turmë vota, secili voton individualisht. Edhe ne në grupin tonë parlamentar kur besojmë apo nuk besojmë në diçka e ushtrojmë këtë të drejtë nëpërmjet votës dhe atëherë kolegët socialistë fillojnë dhe thotë sigurisht që shqetësohen dhe thonë që më cito një rast kur unë kam mbrojtur një aferë korruptive, ndërkohë që të gjithë po bëhen fasadë korrupsioni. Për të mos diskutuar për procedurën ligjore që është shkelur me këmbë, që ka rënë përtokë, pa konsultim pa diskutim. Kanë filluar këtë teorinë e re të ligjeve që i sjellin deputetët dhe nuk i sjell më qeveria, sepse kur i sjell qeveria është një proces konsultimi që do vendoset të paktën 45 ditë online, ka një procedurë më strikte, ndërsa kur i sjellin deputetët me një cop letre aty në komision ta lexojnë ta bëjnë fakt të kryer dhe të thonë hajde ta votojmë dhe as për 24 orë.