Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku takim me bizneset e Tiranës: Ulja e taksave sjell rritje të konsumit

Tabaku takim me bizneset e Tiranës: Ulja e taksave sjell rritje të

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ishte sot në një takim me qytetarë dhe biznese në rrugët Hajdar Hidi dhe Islam Alla në Tiranë, ku diskutoi me ta për shqetësimet kryesore lidhur me krizën ekonomike.

Tabaku argumentoi se kriza aktuale në konsum vjen kryesisht për shkak të rënies së të ardhurave të qytetarëve, duke ulur ndjeshëm fuqinë blerëse dhe dëmtuar drejtpërdrejtë biznesin.

Në bisedën me bizneset, deputetja sqaroi se taksat e larta janë ndër shkaqet kryesore të rritjes së çmimeve.

Ajo theksoi se mbi 50% e çmimit të karburantit që paguajnë qytetarët janë taksa, dhe propozoi uljen e menjëhershme të tyre si zgjidhje për të ulur kostot dhe për të rritur konsumin.

Në fund të takimit, Tabaku ofroi vizionin e saj për një shtet të vogël me taksa të ulëta dhe një qeveri që punon realisht për shqiptarët, duke u bërë thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për politika ekonomike që sjellin mirëqenie dhe zhvillim ekonomik.

Të fundit