Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku takon anëtarë të CDU-së në Berlin, ku u fokusuan diskutimet

Tabaku takon anëtarë të CDU-së në Berlin, ku u fokusuan

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka zhvilluar disa takime në Bundestag me anëtarë të CDU-së.

Në rrjetet sociale, ajo shkruan se diskutimet mes tyre u fokusuan në përforcimin e marrëdhënieve mes partive dhe ndarjen e përvojave të përbashkëta për të avancuar më tej integrimin evropian të Shqipërisë .

"Takime shumë frytdhënëse në Bundestag me anëtarë të CDU-së, si dhe një vizitë e rëndësishme në zyrat qendrore të partisë simotër CDU/CSU .

Diskutimet u fokusuan në përforcimin e marrëdhënieve mes partive tona dhe ndarjen e përvojave të përbashkëta për të avancuar më tej integrimin evropian të Shqipërisë . Bashkëpunimi ynë i ngushtë me partnerët gjermanë mbetet vendimtar për rrugën e vendit tonë drejt Bashkimit Evropian dhe forcimin e institucioneve demokratike!", shkruan Tabaku. 

Të fundit