Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: Të mos ketë “gjyq popullor” ndaj Ilir Metës

Tabaku: Të mos ketë “gjyq popullor” ndaj Ilir Metës

Deputetja e PD Jorida Tabaku  komentoi arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

E ftuar në News24, Tabaku theksoi se duhet qëndruar larg “gjyqeve popullore”.

“Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të përballet me drejtësinë, të mos kthehemi në kohën e gjyqeve popullore. Si Meta, ashtu edhe Sali Berisha e të gjithë deputetët e arrestuar të përballen me drejtësinë.

Ndërsa, për rastin e Salianjit do thosha se jemi në një rast të rëndë, pasi ai u dënua thjesht për një denoncim publik. Sa i përket liderit të PD, të qenit të Sali Berishës në arrest shtëpie është diçka, që duhet të na japë forcë, për përbashkimin e PD dhe frontit opozitar”, tha Tabaku.

Të fundit