Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku thellon rezultatin ndaj Alimehmetit

Tabaku thellon rezultatin ndaj Alimehmetit

Jorida Tabaku ka thelluar rezultatin ndaj Ilir Alimehmetit, me të cilin është në garë të fortë për mandatin e 13-të të Qarkut Tiranë në listën e hapur.

Deri më tani në Qarkun Tiranë janë numëruar 1272 kuti votimi nga 1282 në total, ku në avantazh është deputetja demokrate.

Tabaku kryeson me 18,850 vota, ndërsa Ilir Alimehmeti ka marrë, sipas rezultateve paraprake 16426.

Diferenca mes dy demokratëve është 2424 vota, por rezultati mund të ndryshojë deri në hapjen e kutisë së fundit, pasi numërimi vijon ende.

Të fundit