Flash News

Ditari i Opozitës

Në fokus integrimi dhe lufta kundër korrupsionit, Tabaku vizitë në Austri

Në fokus integrimi dhe lufta kundër korrupsionit, Tabaku vizitë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka zhvilluar në Vjenë takime me komisionet e Çështjeve të Europës duke diskutuar procesin e integrimit Europin dhe rrugëtimin e Shqipërisë për në BE.

Gjatë takimit me kryetarin e Komisionit Lopatka, kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane diskutoi në lidhje me Procesin e integrimit Europian.

Tabaku u shpreh se ndërsa Shqipëria po lundron në ujra të turbullta të integrimit Europian angazhimi i opozitës mbetet sërishmi nisja e këtij procesi dhe integrimi.

Sipas saj Bashkimi Europian dhe procesi integrues janë reformues dhe pozitiv pasi kontribuojnë si një gardin i sigurisë dhe kooperimit mes vendeve të BE dhe padyshim edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që duhet të tejkalojnë të shkuarën dhe të shohin nga e ardhmja.

Sipas Tabakut lufta kundër korrupsionit duhet të qe pro aktive dhe të niste nga Kuvendi Shqipërisë. Opozita, nënvizoi ajo, është e gatshme të luftojë korrupsionin dhe ka vullnetin politik për ta ptandaluar atë me mjete institucionale nga kuvendi.

Më poshtë postimi në rrjetet sociale të Tabakut

Vienë, në një ditë takimesh në parlamentin austriak me përfaqësues nga Komisioni për Çështjet Europiane të dy dhomave të Parlamentit Austriak. Një diskutim i gjerë dhe produktiv mbi procesin e integrimit Europian me fokus luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e një sistemi që lufton korrupsionin që duhet të vijë nga parlamenti. Tanimë ne duhet të nisim betejën për të parandaluar korrupsionin përmes institucioneve dhe parlamenti është e vetmja rrugë që mund të implementohet kjo betejë. ????????????????????????

Të fundit