Flash News

Ditari i Opozitës

Takim me qytetarët e Tiranës, Meta mbështet Këlliçin: Ai do dijë të ruajë traditën e vendit

Takim me qytetarët e Tiranës, Meta mbështet Këlliçin:

Ilir Meta ishte i pranishëm në një takim me komunitetin e Skraparit në Tiranë, ku sëbashku me të ishte dhe kandidati për kryebashkiak, Belind Këlliçi dhe sekretarja për Marrëdhënie me Publikun në PL, Sliva Cana.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kreu i Partisë së Lirisë shprehu mbështetjen për kandidatin e koaliconit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçin. Ai shkruan se kryeqyteti është më e fortë falë punës dhe integrimit të këtyre të fundit të cilët pasurojnë Shqipërinë me vlera dhe kontribute.

Sakaq shton se në 14 maj fitorja do sjellë ndryshim me çdo çmim dhe se kryetari i ardhshëm i bashkisë Skrapar, Euglen Mustafallari do të përfaqësojë më së miri vlerat e këtij qyteti.

POSTIMI I PLOTË:

Kënaqësi të merrja pjesë në takimin e organizuar nga znj.Silva Caka me komunitetin e Skraparit në Tiranë, në mbështetje të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kryebashkiakut të ardhshëm të Tiranës z.Belind Këlliçi

Tirana është më e fortë dhe më e begatë jo vetëm falë resurseve, traditave dhe komunitetit jashtëzakonisht mikpritës tiranas, por edhe falë integrimit të komuniteteve të tjera nga i gjithë vendi, që me punën dhe identitetin që sjellin e pasurojnë kryeqytetin në vlera dhe kontribute.

Jam i bindur që kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës z.Belind Këlliçi, më mirë se askush tjetër, do të harmonizojë dhe maksimizojë ruajtjen e traditave të shkëlqyera të komunitetit autokton tiranas me integrimin e gjithë komuniteteve nga e gjithë Shqipëria.
Kënaqësi që mes nesh të ishte edhe kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Skraparit, z.Euglen Mustafallari, një përfaqësues i shkëlqyer i vlerave më të mira të Skraparit.
Bashkë Fitojmë!

Të fundit