Flash News

Ditari i Opozitës

Takimet e radhës me shqiptarët në New York, Këlliçi: Shpresa për shpëtimin e Shqipërisë jeni ju

Takimet e radhës me shqiptarët në New York, Këlliçi:

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka njoftuar një tjetër takim me diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që jetojnë në New York të bashkohen në dy takime të rëndësishme. Takimet do të mbahen sot në Long Island, në orën 14:00, në Arlo Albanian Club, dhe në orën 18:00 në Portofino Coffee, Bronx.

"Ftoj bashëkombasit e mi në New York të takohemi ditën e sotme, në orën 2pm, në Long Island në Arlo Albanian Club dhe në 6pm në Portofino Caffee në Bronx. Shpresa më e madhe për ndryshimin dhe shpëtimin e Shqipërisë jeni ju. Bashkë do i’a dalim", shkruan Këlliçi.

Të fundit