Flash News

Ditari i Opozitës

Takimet me deputetët e PE, Kaso: Europarlamentarët nuk kishin dijeni për ngjarjet që po ndodhin në vend

Takimet me deputetët e PE, Kaso: Europarlamentarët nuk kishin dijeni

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso deklaron se takimet që deputetët e opozitës që zhvilluan në PE ishin të karakterin informues jo vetëm për çështjet e burgimit politik të Berishës dhe Salianjit, por mbi çdo gjë që po ndodh në vendin tonë.

Duke folur në MCN, sipas Kasos europarlamentarët kishin shumë pak dijeni për këto çështje.

"Takimet kanë qenë të karakterit informues, jo vetëm për çështjet e burgimit politik të Berishës dhe Salianjit, por mbi çdo gjë që po ndodh në vendin tonë që duhet thënë, ashtu siç e kanë thënë përfaqësuesit tanë në takime, europarlamentarët kishin shumë pak dijeni.

Është detyra e çdo opozitari që edhe nëpërmjet këtyre takimeve informuese të ndërgjegjësojnë se  takimeve informuese të ndërgjegjësojnë se çfarë ndodh

Nga përfaqësuesit e partive simotra, u mor mbështetja për PD si parti simotër, që të këtë një suport të vazhdueshëm deri në periudhën zgjedhore dhe të jenë në krahun tonë për të realizuar ndryshimin që të gjithë presin.

Opozita është e vendosur që ta lehtësojë situatën për të gjithë shqiptarët, jo vetëm liderët e saj dhe t’u japë shqiptarëve mundësinë që të bëjnë zgjedhje të lira, që janë mohuar prej më shumë se një dekade", tha Kaso. 

Të fundit