Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi i Bashës me kandidatët, Mark Marku i kërkon Bashës të nisin protestat, si iu përgjigj kryedemokrati

Takimi i Bashës me kandidatët, Mark Marku i kërkon Bashës

Zbardhen detaje nga takimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me kandidatët për deputetë fitues dhe ata që nuk mundën të siguronin një mandat, i cili zgjati rreth 100 minuta në selinë blu.

Mësohet se Mark Marku, kandidat fitues në qarkun e Lezhës i ka kërkuar kryedemokratit Basha që të nisin protestat popullore, deklaratë e thënë nga ai edhe para selisë blu pas mbledhjes për mediat. Sipas Markut duhet të lihen mënjanë procedurat dhe të nisin protestat për të mbrojtur votat.

Nga ana tjetër Lulzim Basha ka thënë se beteja do të vijojë në parlament.

Pas shqyrtimit të provave do të merret vendimi si do veprojnë opozitarët. Betejën në shtator do ta vazhdojmë në Parlament,” tha Basha.

Të fundit