Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi i Bashës me kryediplomatët, Shehu: Kryetar s'të bëjnë ambasadorët

Takimi i Bashës me kryediplomatët, Shehu: Kryetar s'të

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka komentuar takimin që pati kryedemokrati Lulzim Basha një ditë më parë me ambasadorët e akredituar në Tiranë.

Ai tha për "A2 CNN" se "Ata shkruan me kërkesën e zotit Basha aty. Nuk e vendosin ata se kush është kryetari i PD, këtë e bën anëtarësia e PD. Spektrin e të qenit kryetar nuk ta japin dot ambasadorët".

Deputeti, i cili ka dalë në mbështetje të ish-liderit Sali Berisha u shpreh se PD po del nga kriza falë "Foltoreve". Ai nuk e njeh Kuvendin e thirrur nga Basha, duke theksuar se më 18 dhjetor do të mbahet referendumi për shkarkimin e tij.

“Mbas këtij kuvendi nuk ka kuvend tjetër. Të gjithë janë të impenjuar për datën 18 dhjetor. Kemi hyrë në një situatë zhvillimesh pozitive në PD. Partia po del nga kriza që ka pasur, nga mungesa e reagimit. Foltoret e gjallëruan, u formalizuan në kuvend, nga ku do të vazhdojmë me vendimet e marra aty", tha Shehu.

Të fundit