All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Takimi i Komitetit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, Bardhi: Procesi intengrimit europian ndihmohet duke qenë të vërtetë

All - Paragraf - 1

Takimi i Komitetit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, Bardhi:

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas përfundimit të takimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri.

All - Paragraf - 3


Në rrjetet sociale, Bardhi shkruan kjo ishte një mundësi e mirë për opozitën për të shpalosur me vërtetësi situatën në vend.

Ai shton se procesi integrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë duke i thënë ato me zë të lartë dhe duke u përpjekur për ti zgjidhur e ndryshuar për mirë.

“Dy ditë të mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri ishin një mundësi e mirë për opozitën për të shpalosur me vërtetësi situatën në vend. Përtej propagandës së qeverisë, shqiptarët përjetojnë çdo ditë regresin që po kalon vendi.

Shqipëria po kalon këtë 12 vjet regres në shtetin ligjor, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë, duke mos i fshehur problemet, por duke i thënë ato me zë të lartë dhe duke u përpjekur për ti zgjidhur e ndryshuar për mirë. E kundërta nuk i shërben Shqipërisë dhe integrimit europian, por i shërben vetëm Edi Ramës dhe pushtetit të tij personal”, shkruan Bardhi.

Të fundit