Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi i Metës me Ballën për zgjedhjet, PD: Asnjë habi! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë

Takimi i Metës me Ballën për zgjedhjet, PD: Asnjë habi!

Partia Demokratike ka reaguar pas takimit mes presidentit Ilir Meta dhe kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Takimi i sotëm ishte mbi datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore, ku Kreu i Shtetit dha 27 shkurtin dhe 6 marsin si më të përshtatshëm.

Sekretari i Përgjithshëm Gazement Bardhi thotë se konsultimet mes "trekëndëshit të Bermudës" ndodhin çdo ditë në ose pa praninë e e mediave. Duke e cilësuar një teatër, ai thotë se PD-ja zyrtare nuk u "hatit" nga qendrimi i Metës.

"Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i rradhës para kamerave", shkruan Bardhi në rrjetet sociale.

Kur u pyet nga gazetarët, Meta mohoi të ketë dërguar ftesë zyrtare për konsultim PS-së dhe partive të tjera, ndërsa u shpreh i gatshëm të takohet edhe me përfaqësues nga opozita.

Të fundit