Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi i Ramës me fermerët e Beratit, Bozdo: Kërkon të rikthejë kooperativat e dështuara

Takimi i Ramës me fermerët e Beratit, Bozdo: Kërkon të

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Berat, duke e cilësuar atë si një takim propagandistik dhe pa përmbajtje konkrete për problemet e bujqësisë.

Në një postim në Facebook, Bozdo kritikon idenë e “shoqërive të bashkuara bujqësore”, duke e krahasuar atë me modele të mëparshme të kooperativave, të cilat sipas tij kanë dështuar në të kaluarën.

Deputeti ngre shqetësime për rritjen e çmimit të naftës, të cilën e konsideron si një barrë për fermerët, si dhe për projekte publike që sipas tij kanë pasur kosto të larta dhe menaxhim të dyshimtë.

“Deklaratat e Edi Rama për “shoqëritë e bashkuara bujqësore” nuk janë asgjë tjetër veçse një përpjekje për të rikthyer një model të dështuar që shqipëtarët e kanë provuar ,kooperativat. Pas më shumë se një dekade në pushtet, kryeministri nuk ofron mbështetje, por vendos kushte ose bashkohuni siç them unë, ose nuk përfitoni asgjë.

Dhe ndërkohë flitet për “investime”. Për cilat investime kryeministër? Për rritjen e çmimit të naftës që po i falimenton fermerët? Apo për tregje që kanë kushtuar rreth 253 mije euro për “Green Market” dhe keto para kanë përfunduar në xhepat e bashkiakëve dhe klientelës së pushtetit?

Ndërkohë, propaganda vazhdon të ushqejë opinionin publik me pretendime për kthim emigrantësh në Berat. Kjo qeveri nuk ka mbështetur fermerët dhe nuk ka ulur kostot aspak. Në vend të kësaj, u kërkon të dorëzojnë pavarësinë e tyre për të marrë atë që u takon”, shkruan Bozdo.

Të fundit