Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi i Ramës në Athinë, Berisha: Refuzim total nga emigrantët

Takimi i Ramës në Athinë, Berisha: Refuzim total nga

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama në Athinë.

Në një postim në FB, Berisha shkruan se nga 1 milion shqiptarë në vendin fqinj, asnjë emigrant nuk pranoi të përshëndesë në takimin e Ramës për interesat e tij.

"Ramën në Athinë e përshëndet Spiropali.

Të dashur miq, emigracioni shqiptar në Greqi neveriti takimin e sotëm të Ramës në Athinë. Nga 1 milion shqiptarë në vendin fqinj, asnjë emigrant nuk pranoi të përshëndesë në takimin e Ramës për interesat dhe menderen e tij.

Ky refuzim total do regjistrohet në muret e historisë si një refuzim epik nga shqiptarët e vërtetë që kanë emigruar në Greqi. Nuk t’i nxjerr zemra fjalët për atë që me të gjithë qënien e tij ju thotë: ju dua shumë, por jo në Shqipëri.

Nderim emigrantëve dhe diasporës shqiptare në Greqi dhe kudo që ndodhet!", shkruan Berisha. 

Të fundit