Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi i Ramës në Nju Jork, Berisha thirrje emigrantëve: Jepni mësimin që meriton këtij antishqiptari!

Takimi i Ramës në Nju Jork, Berisha thirrje emigrantëve: Jepni

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ u bën apel emigrantëve shqiptarë në SHBA dhe kudo në botë të refuzojnë takimet me Edi Ramën gjatë udhëtimit të tij në Nju Jork. Berisha e portretizon Ramën si një antishqiptar dhe armik të demokracisë, duke theksuar se ai është përgjegjës për krime, korrupsion dhe shtypje të opozitës. Ai kërkon nga emigrantët të qëndrojnë në anën e popullit shqiptar dhe të demokracisë, duke i dhënë Ramës “mësimin që meriton” për veprimet e tij të dëmshme ndaj Shqipërisë dhe Kosovës.

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, thirrja ime është për ju dhe çdo shqiptar, të ngrihemi me guxim më të madh, me trimëri, me vendosmëri.
Ju garantoj se nuk ka gjë në botë që përballon dot zemërimin tuaj, guximin tuaj, revoltën tuaj.
Ju garantoj se kjo diktaturë e krimit, drogës dhe vjedhjeve shkatërrohet në sulmin tonë të parë kundër saj.
Ju garantoj se ajo të ardhme nuk ka dhe nuk mund të ketë.
Prandaj le t’i shkurtojmë ne ditët e zeza të saj, që nuk meriton asnjë ditë të bardhë.
Qytetarë dhe qytetare, shqiptarë dhe shqiptare, ju bëj thirrje kudo që jeni, u shkruani letra, mesazhe, telefonojuni vëllezërve, motrave tuaja në emigracion, të refuzojnë takimet me banditët, me vrasësit, me pengmarrësit.
U bëj thirrje emigrantëve tanë, qëndroni në anën e popullit tuaj, qëndroni në anën e demokracisë në Shqipërini.
Ngrihuni në nivelin e idealeve të lirisë të vendeve ku jetoni dhe jipni Edi Ramës mësimin që meriton.
Ai ka parashikuar një udhëtim në tetor me 26 në Nju Jork, metropolin botëror.
Ai nuk vjen për ju, ai nuk vjen për qëllime dhe interesa shqiptare tek ju.
Ai vjen tek ju si Pashiqi shqipfolës i Tiranës.
Ai vjen tek ju si një armik i egër i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Ai vjen tek ku ju si kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.
Ai vjen tek ju si kryekrimineli që përdor drejtësinë në mënyrën më të egër kundër opozitës. Që bën gjithçka për një Shqipëri pa opozitë.
U përket ju t’i jepni mësimin që meriton.
U përket ju të distancoheni nga ky antishqiptar që ndan me të atin shpirtin e xhelatit.
Që ka shndërruar pasuritë publike të shqiptarëve në parajsë për veten dhe ministrat e tij, klanet kriminale të vendit, narkotrafikantët.
Është koha për emigrant dhe emigrante, të tregojë veten e tij. T’i japë një krah, një mbështetje të reja Shqipërisë.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Fitore, fitore, fitore!
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Të fundit