Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi me Begajn, Bylykbashi: Isha në cilësinë e nënkryetarit të PD-së, Presidenti njohu vendimin e gjykatës

Takimi me Begajn, Bylykbashi: Isha në cilësinë e

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka zbardhur detaje mbi takimin që ka zhvilluar me Presidentin Bajram Begaj sa i takon bisedimeve që po bën me partitë politike për zgjedhjet vendore 2023.

Në një bisedë në Report Tv, Bylykbashi tha se është thirrur nga Presidenti në cilësinë e nënkryetarit të Partisë Demokratike .

Sipas tij presidenti e ka thirrur pasi ka njohur vendimin e gjykatës së shkallës për PD.

Ndërkohë, në lidhje me takimin e Begajt me Enkelejd Alibeajn, deputeti u shpreh se Presidenti e ka thirrur atë në cilësinë e ankimuesit.

“Unë në cilësinë e nënkryetarit shkova në konsultën, traditë kushtetuese. Dhe i parashtrova qëndrimin tonë, jo vetëm për çështjen datës, por edhe rreziqet e mëdha që lidhen me këtë proces. Zgjedhjet lokale nuk prodhojnë rënie apo marrje qeverie, por shërim të një seri që kanë prodhuar zgjedhjet e këqija deri në këtë pikë.

Presidenti bëri një veprim të tij duke kuptuar realitetin politik. Dëgjova Ballën se ishte mërzitur se presidenti s’kishte respektuar vendimin e gjykatës. Ai ka respektuar vendimin, ka një vendim që thotë se PD është ajo që prodhoi Kuvendi e 11 dhjetorit, që nuk është prishur ende. Ka njohur edhe të drejtën kushtetuese për tu ankuar në gjykatë dhe ka thirrur edhe zotin Alibeaj”, tha Bylykbashi.

Begaj ka zhvilluar takimet me partitë politike për të arritur një konsensus për datën e zgjedhjeve. Begaj ka pritur në takim, Oerd Bylykbashin nga Rithemelimi, Ilir Metën nga Partia e Lirisë, Taulant Ballën nga PS, si edhe krerët e partive të vogla, Fatmir Mediun, Vangjel Dulen, Dashmair Shehin dhe Agron Dukën. 

Të fundit