Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi me Begajn, Duka tregon datën e propozuar për zgjedhjet e 2023-shit

Takimi me Begajn, Duka tregon datën e propozuar për zgjedhjet e

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka zbardhur detaje nga takimi i sotëm me Presidentin Bajram Begaj.

U ftuar në emisionin “Radari Informativ” më Abc, Duka tha se mes tyre u diskutua për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore.  Duka pohoi se në takimin me Begajn u propozua data 14 maj, si datë për zgjedhjet e lokale të 2023-it.

“I propozuam Presidentit datën 14 maj. Biseda u soll rreth këtyre çështjeve dhe Presidenti paraqiti gatishmërinë e tij për çdo problematikë që mund të hasim gjatë gjithë kohës”, tha Duka.

 

Të fundit