Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi me delegacionin e Senatit Amerikan, reagon sërish Basha: Ngrita dy shqetësime

Takimi me delegacionin e Senatit Amerikan, reagon sërish Basha: Ngrita dy

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish mbi takimin që zhvilloi një ditë më parë me delegacionin e Senatit Amerikan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha thotë se iu ka shprehur shqetësimin për nivelin e korrupsionit në vendin tonë dhe lidhjet e politikës me krimin.

Gjithashtu iu ka bërë me dije pretendimet e tij për masakër zgjedhore më 25 prill. Me delegacionin e senatit ai ka diskutuar dhe për situatën ne rajon.

Basha bën me dije se ka shprehur mendimin se mbyllja sa më e shpejtë e bisedimeve Kosovë-Serbi me njohjen reciproke, do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit.

"Ndava me ta shqetësimin tonë për nivelin e lartë të korrupsionit, masakrën zgjedhore dhe lidhjet e politikës me krimin. Diskutuam edhe për situatën në dhe rajon. Mbyllja sa më e shpejtë e bisedimeve Kosovë-Serbi me njohjen reciproke, do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit në rajon, që sot mbetet i brishtë", shkruan Basha.

Të fundit