Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi me deputetët e Bundestagut, Balliu: Rama pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE

Takimi me deputetët e Bundestagut, Balliu: Rama pengesë për

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, pas një vizite në Berlin ku u takuan me deputetët e Bundestagut, duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si pengesën kryesore të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Gjatë një interviste në Syri TV, Balliu deklaroi se “integrimi dhe ekonomia e vendit po sakrifikohen për të mbrojtur interesat korruptive të pushtetit”.

Ai shtoi se opozita ka kërkuar mbështetje nga deputetët e Bundestagut gjerman për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Ne duhet të plotësojmë kriteret minimale për integrimin, duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Dosjet si Rama Balluku dhe Rama Agasi tregojnë situatën alarmante ku ndodhet vendi. Diskutuam me deputetët gjermanë edhe për të kërkuar mbështetje për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, deklaroi Balliu.

 

Të fundit