Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi me diasporën, kreu i degës së PD në Britani: Është koha për të rikthyer qeverinë e PD-së me në krye Sali Berishën

Takimi me diasporën, kreu i degës së PD në Britani:

Partia Demokratike zhvilloi një takim me diasporën në Britaninë e Madhe.

Shkëlzen Rustemaj, kreu i PD dega Britani e Madhe, gjatë fjalës së tij vlerësoi rëndësinë e angazhimit të komunitetit shqiptar jashtë vendit për zhvillimin e Shqipërisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për shqiptarët që jetojnë atje.

Rustemaj foli për sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Britani, për nevojën e një qeverie që përmbush kërkesat e diasporës, dhe për rolin e rëndësishëm që partitë politike duhet të luajnë në përkrahjen e komunitetit shqiptar, në Shqipëri dhe jashtë saj.

“Zonja Topalli, ju jeni qytetare me përvojë, shikoni se çfarë ndodh në këto vizita. Ne si komunitet as nuk dimë më pse u takuan dy ministra, ai i Jashtëm dhe ministri i Brendshëm.

Në këto kushte, kam të drejtën të mendoj se ishin për shoë të radhës në mediat e blera nga Rama. Se si janë të lira mediat në Shqipëri, u kuptua së fundi me Veliajn, ku edhe nga burgu kërkonte lajme.

Nuk na duhen këta ministra për tu shërbyer taksapaguesve, duket sikur thjesht kanë shkëmbyer informacione për të përzënë shqiptarët nga Britania, dhe njëkohësisht për t’i përzënë nga Shqipëria. Vijnë këtu dhe bëjnë marrëveshje për t’i përzënë ata sërish.

Titullarët e shtetit nuk duhet të vijnë si vasalë këtu, por duhet t’u shërbejnë shqiptarëve, siç duhet, e jo sa herë vijnë të takojnë vetëm strukturat e PS-së.

Është koha për t’i nderuar qytetarët, është koha për t’i kthyer Shqipërisë qeverinë e merituar, për të sjellë qeverinë e PD-së me në krye Sali Berishën dhe zonjën Topalli si pjesë të PD-së.

Ne si diasporë na duhet një qeveri që përmbush kërkesat tona publike, negociata për pajisje me letra të shqiptarëve për të punuar në këtë vend, regjistrimin e fëmijëve të lindur në Angli në 'Regjistrin Kombëtar', hapjen e shkollave në zonat me komunitet të madh shqiptar, me program të monitoruar, fuqizimin e ambasadave për të mbështetur nevojat jetike të komunitetit shqiptar, monitorimin e autoriteteve të aviacionit dhe transportit Shqipëri-Britani, pasi ka shumë abuzime.

Zonja Topalli, zakoni i zonës tonë e lejon të them edhe dy fjalë për ju, si tropojan dhe shqiptar. Dua t’ju falënderoj për integritetin e treguar në politikë, si kryetare parlamenti, deputete dhe si drejtuese e PD-së, duke lartësuar kështu profilin e gruas, nënës dhe motrës shqiptare”, deklaroi Rustemaj.

Të fundit