Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi me emigrantët në Greqi, Vasili: Spiropali injorante, e çmendur apo të dyja?

Takimi me emigrantët në Greqi, Vasili: Spiropali injorante, e

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra nga ministrja Elisa Spiropali gjatë takimit të zhvilluar me emigrantët shqiptarë në Greqi ditën e djeshme.

Vasili komentoi një deklaratë të saj, ku shprehej “Dje ishit ju që e mbajtët Shqipërinë me bukë, sot Shqipëria mund t’ju mbajë juve duke iu ofruar mundësitë e saj të reja”.

Sipas tij remitancat janë rritur me kalimin e viteve, gjë që do të thotë se ka pasur një largim të vijueshëm të shqiptarëve nga vendi.

Reagimi i plotë:

Spiropali injorante, e çmendur apo te dyja!

Ne Athine Spiropali uleriti e tha:

“Dje ishit ju që e mbajtët Shqipërinë me bukë, sot Shqipëria mund t’ju mbajë juve duke iu ofruar mundësitë e saj të reja” tha Spiropali

Po cfare mundesish paska ofruar qeveria e Rames qe ti mbaje sot me buke, ndersa qindra mijra shqiptare largohen ?

JA ÇFARË THONE FAKTET:

Remitancat, apo dërgesat e emigrantëve arritën në gati 930 milionë euro në 2023,.

Remitancat ishin me rritje prej 11.3% në krahasim me vitin e mëparshëm 2024.

Në krahasim me vitin 2013, kur remitancat kishin hyrë në cikël rënës, fluksi pothuajse është dyfishuar.

KONKLUZIONI:

Pra krahasuar me qeverisjen para 2013 remitancat jane dyfishuar.

Qeveria e Rames nuk ka ofruar absolutisht asgje, as per nevojat me minimale ndaj dergesat e parave nga jashte vendit rriten pa u ndalur.

Pa remitancat shume familje pensionistesh apo te varfera do te kercenoheshin nga uria sepse qeveria e Rames dhe Spiropalit nuk rrit pensionet dhe mbeshtetjen e shtresave ne nevoje.

Qeveria eshte provuar qe vjedh miliarda, te cilat i ndan me oligarket.

Papunesia, pasiguria, falimentimi i bisneseve per llogari te oligarkeve po i largon masivisht shqiptaret.

______________________________

❗️Pra Spiropali rezulton te jete injorante perballe ketyre fakteve azgjesuese ose eshte e çmendur qe s’di çfare flet nga adhurimi maniakal per Ramen.

Megjithate shanset me te medha jane qe t’i kete te dyja edhe injorancen edhe çmendurine.

Të fundit