Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi me shefen e OSBE, Bardhi: Rama nuk lejon opozitën në komisionin e Reformës Zgjedhore

Takimi me shefen e OSBE, Bardhi: Rama nuk lejon opozitën në komisionin

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas takimit me përfaqësuesen e OSBE-së Clarisse Pasztory.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Reforma Zgjedhore për opozitën është shumë e rëndësishme dhe se shkaku për bllokimin e saj është kryeministri Edi Rama. Sipas tij, Rama nuk po lejon opozitën që të përfaqësohet në Komision.  

“Përfaqësues të opozitës u takuan sot me Kryetaren në Detyrë të Prezencës së OSBE-së zj. Pasztory. Riktheksuam se për opozitën Ref. Zgjedh është një pritoritet, që është bllokuar dhe po vazhdon të bllokohet nga ER, duke mos lejuar përfaqësimin e opozitës në këtë Komision”, shkruan Bardhi.

Më herët, Pasztory theksoi se OSBE është gati të asistojë në procesin e reformës për ta bërë këtë të fundit sa më gjithëpërfshirëse.

“Pata një takim të zgjeruar me deputetët e opozitës Gazment Bardhi, Fatmir Mediu ,Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili për të diskutuar reformën zgjedhore & zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
OSBE  është gati të asistojë një proces reforme në kohë & gjithëpërfshirës”, thuhet në postimin e saj në X.

Të fundit