Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi me shqiptarët e Anglisë, Berisha: Të mobilizojmë sa më shumë diasporën në mbështetje të PD

Takimi me shqiptarët e Anglisë, Berisha: Të mobilizojmë sa

Lideri i demokratëve Sali Berisha I pyetur në lidhje me takimet e drejtuesve të PD, me diasporën, tha se, këto do takime do të mobilizojnë shqiptarët kudo që janë në mbështetje të Partisë Demokratike.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Në këtë takim do të jenë të pranishëm, anëtarja e kryesisë së PD, zëdhënësja e kësaj partie, zonja Floriana Garo, do të jetë i pranishëm drejtori i drejtorisë së Komunikimit, Alfred Lela dhe unë do të ju drejtohem nga zyra ime dhe do ti përshëndes.

Zonja Topalli është në një udhëtim tjetër, të parashikuar përpara, kështu që ajo do të vazhdojë axhendën e vet, edhe ajo shumë axhendë e rëndësishme në përpjekjen tonë për të mobilizuar sa më shumë diasporën në mbështetje të PD-së për zgjedhjet e ardhshme.

Në këtë takim do të jetë edhe Besart Xhaferri, kryetar i FRPD. Do të ketë një organizim për takimet, sepse një njeri nuk i përballon dot, çfarëdo që të bëjë. Ndaj dhe për ne është një rëndësi e veçantë, takimet me diasporën janë shumë të rëndësishme.

Të fundit