Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Takimi me shqiptarët në Londër, Lela: Atdheu që keni lënë nuk është ai që Rama dhe Balla ju paraqesin

Partia Demokratike mban sot një takim me diasporën në Londër. Pjesëmarrja e shqiptarëve në takim ka qenë e madhe
Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela deklaroi para shqiptarëve se Shqipëria nuk ëshët ajo që paraqet Edi Rama dhe Taulant Balla, por krejt e kundërta.
Teksa listoi disa nga problematikat me të cilat po haset sot vendi dhe shqiptarët, Lela bëri thirrje të ndalin me çdo kusht “qeverinë e të palarave” që po tentojnë të sigurojnë edhe këtë mandat.
Lela bëri thirrje ta ndalin qeverinë e Ramës me mosbindje civile dhe me votë të lirë.
"Atdheu që keni lënë nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin:
-Rruga e Kombit e ndërtuar nga Sali Berisha dhe qeveria e Partisë Demokratike, nuk i përcjell më kuksianët dhe hasianët drejt Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, por drejt Anglisë dhe rrugëve të kurbetit. Edi Rama ka vënë taksë duke e kthyer nga rrugë të Kombit në rrugë të shkombëtarizimit.
-Rruga e Arbrit që u projektua nga Sali Berisha dhe qeveria e Partisë Demokratike është përuruar 5 herë nga Edi Rama, por nuk ka përfunduar asnjëherë. Dibranët dhe matjanët e dinë mire, sepse kur shkojnë në shtëpitë e tyre u duket sikur po ecin në krateret e plantit Mars.
-Tuneli i Dhërmiut, që është hapur për oligarkët dhe rezortet e tyre, nuk i sjell asnjë përfitim ekonomik banorëve të zonës. I ka vendosur embargo qafës së Llogarasë dhe bizneseve atje, dhe i ka lidhur sytë një prej pamjeve më të bukura të Shqipërisë.
-Në gjirin e Vlorës lundrojnë dy TEC-e, ose më saktë dy tigra të ngordhur, që prej shtatorit 2022, dhe nuk kanë prodhuar energji as edhe një ditë të vetme. Kostoja e tyre është 63 mijë USD në ditë. Pra 50.4 milion dollarë të hedhur në det dhe asnjë ditë energji.
-Sa here që vini në Shqipëri ua zënë sytë dhe hundët plehrat rrugëve dhe kutërbimi i Tiranës nga duhmat. Për inceneratorin e Tiranë paguhen 80 mijë euro në ditë edhe pse nuk ekziston. Buxheti i viti të ardhshëm parashikon 30 milion euro për inceneratorin, dhe pse Tirana ka vetëm një landfill.
-Pyjet e Librazhdit, pasuri e madhe e kësaj treve, priten pa kriter e pa hesap nga kompanitë e lidhura me Taulant Ballën, që vjen këtu tju kërkojë vota librazhdasve dhe u bën si patriot dhe mentor.
-Investitorëve strategjikë u jepen pasuritë kombëtare në detrat e jugut dhe kullotat e parqet kombëare të veriut, dhe ministrja e Ramës del e thotë publikisht se nuk mund të lejojmë dikë që zbret nga mali dhe ngul cadrën në plazhet tona.
-Rruga nga Vau Dejës në Koman është si të ishte bombarduar ne lufte. Kjo zonë, ndër më të bukurat e Shqipërisë, aksi kryesor i prodhimit te energjisë elektrike të kombit, i ka paguar 10 milion herë koston e shtrimit të 30 kilometrave asafalt. Asnjë grusht zhavorr nuk hidhet dhe udhëtimi në kanionet e Drinit dhe Alpet e Veriut merr dyfishin e kohës.
Prandaj kur Rama vjen e u flet ju verioreve për ‘Paketen e Maleve’ refuzojeni gjuajeni me Pakten e Vezeve apo te Domateve.
Rama dhe qeveria e tij kanë shumë të palara të tilla, dhe ashtu sic janë të stërvitur në punë horrash, nuk do të ndalen as në këto muaj që u kanë mbetur deri në fund të mandatit.
Duhen ndalur me çdo kusht.
Me mosbindje civile, me votë të lirë, me bashkim të shqiptarëve, pavarësisht krahinës apo idesë.
Bashkimi fillon këtu nga ju, të dashur shqiptarë të diasporës.
Mes dy zgjedhjeve, emigrimit dhe Shqipërisë, emigrimi është gjithmonë zgjedhja e dytë.
Por ju nuk jeni zgjedhur. Ju kanë detyruar. Askush nuk e lë atdheun si zgjedhje, por si hall, si nevojë, si detyrim.
Kujtojini pak si ju përndiqnin taksidarët e qeverisë, tatimet, taksat, qeveritarët e korruptuar lokalë, të fortit e zonës me lidhje me qeverinë.
Kujtoni se, të përndjekur prej tyre, morët rrugët e vështira të botes, qëndruat në kampe, lundruat me gomone përmes Kanalit anglez apo u fshehët në ngarkesa kamionësh për të hyrë në ishujt britanikë.
Keni lëne prindërit, familjaret dhe varret e te pareve për një jete me te mire.
Duke e ditur se e vetmja jete e mire duhet te përmbushet ne atdhe.
Mos lejoni që malli për atdheun t’jua mjegullojë gjykimin.
Mos merrni si të vërteta kronikat rozë për Shqipërinë që shihni në televzionet e kontrolluara nga qeveria.
Është koha që të zgjidhni edhe njëherë atdheun.
Është koha ta kuptoni se ju jeni shumica dhe secili prej jush është shumicë. Bëni atë që mundeni dhe bëni të pamundurën për të ndëshkuar ata që ju larguan nga Shqipëria.
Angazhoni familjarët, të afërmit, të njohurit e të panjohurit, për t’u regjistruar në zgjedhje dhe për të votuar kundër Edi Ramës.
Kujtojini thirrjet e bashkatdhetarëve në Selanik që iu drejtuan Ramës nga “Shqipëria na dëbon, tani votën na kërkon”.
Do të vijë edhe në Londër javën që vjen. Vetëm salla i kushton 25 mijë paund, siç mora vesh këtu. Bëni llogari sa i kushton avioni, sa i kushtojnë suitat e shtrenjta për veten dhe hotelet për shpurën e patronazhistëve që merr me vete.
Ju jeni shumica, Rama dhe shpura e tij e korruptuar vetëm një shushunjë në kurrizin e Shqipërisë!", deklaroi Lela.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38