Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi me strukturat e PD-së, ku do ndalet nesër Berisha

Takimi me strukturat e PD-së, ku do ndalet nesër Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë nesër, të enjten një takim me strukturat dhe anëtarësinë e PD-së në Rrëshen, në vijim të turit të takimeve me bazën demokrate në gjithë vendin.

Takimi pritet të mbahet në orën 18:00 në Pallatin e Kulturës.

Lajmi është bërë i ditur nga deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili theksoi se takimet e Berishës synojnë mobilizimin e strukturave dhe organizimin politik kundër “pushtetit korruptiv të rilindjes”.

“Nesër, e enjte, datë 04.12.2025, në ora 18:00, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, do të jetë në Rrëshen për një takim të posaçëm me strukturat dhe anëtarësinë e PD-së. Ky takim vjen me dëshirën për të ndarë bashkë energji të reja, bashkëbisedim dhe organizim ndaj një pushteti korruptiv të rilindjes”, ka njoftuar Gjekmarkaj në rrjetet sociale.

Të fundit