Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi me Yuri Kim, Meta: Raporti im me SHBA i shkëlqyer, nuk kam cenuar interesat strategjikë

Takimi me Yuri Kim, Meta: Raporti im me SHBA i shkëlqyer, nuk kam cenuar

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka quajtur të shkëlqyera marrëdhëniet e tij me SHBA-të.

I pyetur përse shkaktoi shumë reagim takimi i tij me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, Meta tha se kjo është gjithë makineria e Ramës, e manipulimit dhe e dezinformimit.

“Të gjitha poshtërsitë Rama i ka bërë duke përdorur SHBA. Edi Rama e ka futur këtë lloj poshtërsie. Amerika është gjithmonë me popullin. Nuk kam pasur ndonjëherë ndonjë problem me Amerikën.

 Nuk besoj se SHBA apo ndonjë ambasador ka pasur apo ka ndonjë problem me mua. Gjithçka që mund të jetë vënë re si tension në momente të caktuara  ka qenë rezultati i manipulimit të tyre nga persona të caktuar, ata janë manipuluar nga faktorë të ndryshëm dhe te mua kanë parë një pengesë si një mbrojtës jo vetëm të interesave kombëtare, por edhe raporteve strategjike.

Unë i referohem raportit tim me SHBA. Pse ka qenë i shkëlqyer? Sepse unë kam qenë i vërtetë në raportin me SHBA dhe gjithmonë qëndrimet e mia nuk kanë cenuar interesat strategjike të SHBA.

Unë nuk jam shqetësuar asnjëherë, nuk kam folur kurrë në emër të Amerikës. Flas në emër të Ilir Metës dhe atë që përfaqësoj. Rama flet gjithë kohës në emër të SHBA-së, në emër të Vuçiç. Amerika kam thënë, është gjithmonë me popullin në fund të ditës. Nëse populli duron padrejtësinë, shtypjen. Unë nuk kam pasur asnjëherë problem me Amerikën”, tha Meta.

 

Të fundit