Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi me Yuri Kim. Meta zbulon diskutimet: Shqetësimi i saj ishte vetëm standardi i zgjedhjeve

Takimi me Yuri Kim. Meta zbulon diskutimet: Shqetësimi i saj ishte

Ilir Meta takoi ditën e djeshme ambadadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Në një intervistë për televizionin “Panorama TV”, kreu i Partisë së Lirisë zbardhi detaje nga diskutimi që bëri me të.

Sipas Metës, interesimi i ambasadores ishte për standartet e zgjedhjeve ndërsa tregoi edhe disa nga pikat për të cilat ai i ka shprehur shqetësim.

“Qëndrimi i saj ishte korrekt dhe ishte vetëm e interesuar për standardet e zgjedhjeve. Shqetësimet e mia janë të gjitha zyrtare. Janë pak a shumë ato shqetësime që ka ngritur edhe vetë ambasadorja që kanë të bëjnë me standardin e zgjedhjeve dhe të mos ndodhin më ato që kanë ndodhur që nga përdorimi i administratës, shitblerja e votës dhe integriteti i kandidatëve që është shumë i rëndësishëm."

"Janë kërkesa shumë të drejta nga ana e ambasadores të bëra edhe në kaluarën nga ana e ambasadores. Cenimi i rëndësi i standardit të zgjedhjeve. Është e rëndësishme të punohet për të përmirësuar standardin e zgjedhjeve që kërcënohet nga Edi Rama dhe regjimi i tij”, tha Meta.

 

Të fundit