Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi në Mirditë/ Gjekmarkaj: Luftë bandave dhe arrogancës

Takimi në Mirditë/ Gjekmarkaj: Luftë bandave dhe arrogancës

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me  qytetarë të Mirditës, ku ka shprehur dhe shqetësimin e tij mbi mosmbështetjen e kësaj qeverie dhe lënien në harresë të zonës së Mirditës.

 Gjekmarkaj është shprehur se keqqeverisja e Ramës, lufta e bandave dhe arriganca do të marrë fund pasi PD do të vazhdojë qeverisjen e ndershme për vendin.

Postimi i plotë:

Një takim domethënës me demokratë e qytetarë të Rubikut së bashku me Kryetarin e PD-së Mirditë, z.Aleksander Lala dhe Kryetarin e Bashkisë Mirditë, z. Albert Mëlyshi!

Të gjithë të vendosur për përballje frontale me të keqen! Të gjithë një zëri për Qeveri Teknike, zgjedhje të lira e të ndershme, rrotacion demokratik, ndalim i shpopullimit, korrupsionit dhe varfërisë. Angazhim i plotë per diasporën që të votojë ndryshimin. Dialog e llogaridhënie. Rubiku i pasurive nëntokësore i lënë në harresë në 12 vitet e pushtetit të Edi Ramës!

 

Qytetit i mungon hyrja, Bashkisë Mirditë nuk i mundësohet asnjë fond! Papunësi, mjerim e heqje të asistencave sociale nga Qeveria e Edi Ramës. Shkolla e qytetit ka nevojë për ndërhyrje restauruese urgjente! Ministrja Manastirliu mos ta fshehë në sirtar projektin e Bashkisë Mirditë!

Programi i PD, minimum jetik 200 euro! Pesnione mbi 200 euro ! Rrogë mesatare 1200 euro! Rrogat më të lartat në rajon për pedagogët, mësuesit dhe sistemin mjekësor! 160 milion euro per bujqesinë!

 

Infrastrukturë e duhur për turizëm elitar në Mirditë, Lezhë, Kurbin e kudo! Luftë bandave dhe arrogancës! PD qeveris ndershmërisht, më mirë!

Nuk duhet të harrojmë sukseset e PD, Shqipëria në NATO, Shqipëria pa viza, infrastrukturën 10 mijë km vetëm rrugë, shkolla e ujesjellës, koston e lirë e cilësinë me të cilat ndërtoheshin, rrogat e pensionet që u rriten e nuk levizën më që asokohe,TAB-in, hidrocentralet, buxhetin e parë substancial, asgjësimin e 130 bandave gjakatare në vitin e parë të qeverisjes! Demokratët janë krenar për qeverisjen e tyre, qytetarët nostalgjik për rikthimin e saj!

Të fundit