Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi Paloka-Bardhi, Shehi: E quaj arritje! Duhet të shkojmë përtej PD-së për të fituar

Takimi Paloka-Bardhi, Shehi: E quaj arritje! Duhet të shkojmë

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar takimin e sotëm mes të mandatuarit nga grupi i Alibeajt, Gazment Bardhit dhe kreut të Këshillit Kombëtar të PD, Edi Palokës, e cila u duk si sinjali parë për zgjidhjen që opozita të dalë e bashkuar me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale.

I ftuar në emisionin Log në ABC, Shehi thotë se e ka parë takimin si arritje, por sipas tij, opozita duhet të shkojë përtej PD-së për të fituar.

ShehiKy është një takim normal. Unë them që nuk është amplifikuar kaq shumë, nuk duhen rrit pritshmëritë ndaj këtij takimi, na del pastaj që nuk del tymi i bardhë. Mirë kanë bërë që janë takuar, shumë mirë kanë bërë, është shumë e rëndësishme që të diskutojnë për këtë punë, a e kanë arrit zgjidhjen definitive, kjo është gjë e mirë.

Se çfarë kanë thënë aty brenda nuk e di. Unë jam i sigurt që nuk është arritur gjë, por unë quaj arritje këtë që kanë nisur të diskutojnë dhe t’i afrohen zgjidhjes së problemit. Ne nuk është se kemi shumë, 2-3 janë variantet. Ose do bëhet me sondazh, ose do bëhet me primare, ose do bëhet siç është bërë historikisht me negociata, këto janë rrugët.

E rëndësishme është që në fund fare të mbërrijmë me një kandidat për qytetet e mëdha flasim. Mënyra se si zgjidhet kandidati edhe kjo është e rëndësishme në situatat ku jemi.

Po të ishte historia e vjetër e PD-së primaret do të ishin një hap shumë i madh, por në rrethanat që jemi duhet gjetur një kompromis. Unë kam thënë që le t’i bëjë PD primaret, por ne duhet të shkojmë përtej PD-së për të fituar. Këta le t’i zgjedhin me primare pastaj t’i nënshtrohen një sondazhi.

Të fundit