Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi për zgjedhjet, Berisha tregon se kush e ftoi Bylykbashin në presidencë

Takimi për zgjedhjet, Berisha tregon se kush e ftoi Bylykbashin në

Ditët e fundit preisdenti Bajram Begaj zhvilloi takime me përfaqësues nga palët politike për caktimn e datës së zgjedhjeve vendore, mes tyre edhe me nënkryetarin e PD-së, Oerd Bylykbashi.

Kryedemokrati Sali Berisha është pyetur se si qëndron e vërteta, nëse e ka kërkuar vetë deputeti Oerd Bylykbashi takimin me Begajn, apo e thirri ky i fundit.

Lideri i PD tregoi gjatë konferencës në Gjirokastër se ishin dy zyrtarë të lartë të presidencës që e thirrën Bylykbashin.

“Jo një por dy zyrtarë të lartë të presidencës, njëri shef kabineti, i kanë telefonuar Bylykbashit për t’i komunikuar kërkesën e Presidentit për takim duke i komunikuar se bëhet fjalë për zgjedhjet lokale.

Çdo variant tjetër ëshë gënjeshtër. Çdo përpjekje e Edi Ramës për të parandaluar fitoren e opozitës e rikthimin e saj në pushtet do dështojë në mënyrën më të plotë”, tha Berisha.

 

 

Të fundit