Flash News

Ditari i Opozitës

Taksa për prodhuesit e energjisë elektrike, Meta: Nuk mbulohen dot dështimet me mega-vjedhje

Taksa për prodhuesit e energjisë elektrike, Meta: Nuk mbulohen dot

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me relacionin e projektbuxhetit të Ministrisë së Financave, e cila parashikon që qeveria shqiptare të sekuestrojë 8.3 miliardë lekë (70 milionë euro) nga prodhuesit privatë të energjisë elektrike si “Taksim Special” i fitimeve të larta të realizuara prej tyre gjatë këtij viti.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta shkruan se Rama, i shantazhon me falimentim këta sipërmarrës, në vend që të nxisë investimet për prodhimin e energjisë.

“Ndërkohë që Partia e Lirisë depozitoi këtë javë dy iniciativa ligjore në Kuvend për të liberalizuar investimet për impiantet fotovoltaike me qëllim nxitjen e qytetarëve dhe bizneseve për ta zgjidhur vetë prodhimin e energjisë me panele diellore, Edi Rama kërcënoi prodhuesit vendas të energjisë se do t'u vendosë tatime të jashtëzakonshme.

Ky i marrë kërkon t'i falimentojë këta sipërmarrës guximtarë që kanë investuar 1.2 miliardë euro dhe kanë kontribut madhor në prodhimin e energjisë.

Shtatë herë më shtrenjtë e importon energjinë Edi Rama dhe banda e tij në energjetikë sesa prodhuesit vendas ia shesin Furnizuesit të Tregut të Lirë.

Në vend që të nxisë investimet për prodhimin e energjisë ky i marrë shantazhon me falimentim gjithë këta sipërmarrës seriozë.

Nuk mbulohen dot dështimet dhe megavjedhjet në energjetike nga Edi Rama duke fajësuar prodhuesit vendas të energjisë të cilëve duhrt t'u jemi mirënjohës për sakrificat e bëra.

Partia e Lirisë do t'i mbështesë fuqishëm të gjithë ata që do të investojnë për të rritur prodhimin vendas të energjisë duke flakur të gjitha pengesat burokratike, administrative dhe korruptive të regjimit aktual”, shkruan Meta.

 

Të fundit