Flash News

Ditari i Opozitës

Taksa progresive, Teliti: Ka zhytur ekonominë, i japim fund grabitjes më 11 maj

Taksa progresive, Teliti: Ka zhytur ekonominë, i japim fund grabitjes

Këshilltari i çështjeve ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti e ka cilësuar taksën progresive një model taksimi që ka mbytur iniciativën, ka frenuar zhvillimin dhe ka zhytur ekonominë në një krizë të vazhdueshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Teliti shkruan se me Berishën Kryeministër dhe PD në qeverisje, taksa e sheshtë 10% do të hyjë në fuqi brenda 100 ditëve të para, duke sjellë një klimë të re për shtresën e mesme, profesionistët, biznesin, rritjen e pagave dhe më shumë mundësi për të gjithë.

"MË 11 MAJ, I JAPIM FUND GRABITJES ME TAKSËN PROGRESIVE 23%!
Pak më shumë se tre muaj na ndajnë nga dita e rëndësishme e zgjedhjeve, një mundësi historike për të ndalur regresin ekonomik të 12 viteve të fundit.
Taksa progresive 23% ka dëmtuar rëndë shtresën e mesme, profesionistët, pedagogët, mjekët, sipërmarrësit, etj, duke i detyruar shumë prej tyre madje edhe të largohen nga vendi. Ky model taksimi ka mbytur iniciativën, ka frenuar zhvillimin dhe ka zhytur ekonominë në një krizë të vazhdueshme.
Koha për ndryshim ka ardhur! Më 11 maj, le t’u japim fund politikave që penalizojnë ata që punojnë dhe kontribuojnë për këtë vend.
Me Berishën Kryeministër dhe PD në qeverisje, taksa e sheshtë 10% do të hyjë në fuqi brenda 100 ditëve të para, duke sjellë një klimë të re për shtresën e mesme, profesionistët, biznesin, rritjen e pagave dhe më shumë mundësi për të gjithë.
Një ekonomi e lirë, e fortë dhe me më shumë mundësi për të gjithë – kjo është rruga përpara! Bashkë e kthejmë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit", shkruan Teliti. 

Të fundit