Flash News
Gjykata dënon me 5 vite burg kreun e Njësisë Administrative në Lezhë, për kultivim kanabisi
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Taksimi i Profesioneve të Lira, Tabaku: Sistemi më i padrejtë në këto 10 vite
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku foli sërish për ligjin për tatimin e profesioneve të lira, i cili ka shkaktuar debat në një pjesë të madhe të bizneseve dhe profesionistëve në Shqipëri.
Në një video-mesazh në Facebook, ajo theksoi se ky sistem i pandershëm taksimi ka qenë abuziv prej mbi 10 vite, duke taksuar një shumicë dhe përjashtuar nga taksat pakicën.
“Më pak se një javë na ndan nga seanca në 18 qershor për tatimin antikushtetues dhe të padrejtë në Gjykatën Kushtetuese për Profesionet e Lira. Pothuajse 30 mijë profesionistë të lirë po paguajnë një tatim 30% deri në 50% të xhiros.
Ky tatim është më i lartë se çdo tatim tjetër në Republikën e Shqipërisë dhe është i padrejtë për këtë shtresë të mesme, e cila, siç më thonë profesionistët nga avokatë e noterë deri tek profesionet digjitale si programues, janë duke mbyllur masivisht bizneset e tyre apo janë në plane për t’i transferuar jashtë ato, ky është sistem i padrejtë që është ndërtuar në këto 10 vite.
Kushdo, sot mund të jetë pre e një tatimi të padrejtë. Prandaj kjo nuk është betejë thjesht për një taksë. Kjo është një betejë për punën, një betejë për shtresën e mesme që e ndjejnë që tatimi është i padrejtë, ndërkohë që një pakicë janë duke u favorizuar. Gjatë kësaj kohe kam qenë në një diskutim të hapur me profesionistët e lirë. Dhe këtë javë do të vazhdojmë të takohemi dhe të koordinojmë përpjekjet, që në 18 qershor të kemi një prezantim gjithëpërfshirës. Për të treguar se si kjo taksë po e penalizon këtë shtresë; shtresën e mendimit, shtresën e profesioneve”, përfundon videomesazhi i Tabakut.