Flash News

Ditari i Opozitës

Taktika për të ‘heshtur’ rezultatin e Bashës/ ‘Inceneratorët’ prezantojnë sot raportin përfundimtar të hetimeve

Taktika për të ‘heshtur’ rezultatin e Bashës/

Komisioni Hetimor i Inceneratorëve do të prezantojë sot raportin përfundimtar të hetimeve mbi aferën 430 milionë euro të inceneratorëve.

Në mbledhjen e fundit, kur komisioni mbylli edhe punimet, njoftoi që raporti të paraqitej më 7 mars, duke parashtruar të gjitha gjetjet dhe përfundimet që janë arritur në hetimet disa mujore që opozita dhe maxhoranca kryen në bashkëpunim me njëra-tjetrën.

Raporti përfundimtar i prezantuar sot mund të shihet edhe si një tentativë për të fshehur rezultatin e humbjes së thellë që PD e Bashës, ka regjistruar në të gjashta bashkitë e vendit ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale.

Në Vorë, Lushnje dhe Dibër, kandidatët e Bashës urenditën të tretët, ndërsa PS arriti t’i rrëmbejë të treja. E vetmja bashkia ku deri tani PD e Bashës u rendit e dyta është bashkia e Rrogozhinës.

Vetë kreu i PD reagoi për herë të parë pas humbjes. Basha e quajti 6 marsin anomali të një anomalie, duke deklaruar se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij.

Të fundit