Flash News

Ditari i Opozitës

Talat Xhaferi kryeministër i RMV, Shehu: Mesazhi i qartë që i shërben evropianizimit

Talat Xhaferi kryeministër i RMV, Shehu: Mesazhi i qartë që i

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka uruar Talat Xhaferin, i cili do të betohet si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Në një lidhje direkte për Syri TV, Shehu e cilësoi një vendim pozitiv dhe një mesazh të qartë që do t’i shërbejë evropianizimit të Maqedonisë dhe rajonit.

“Këtë vendim të sotëm e konsideroj tejet pozitiv, e konsideroj një mesazh të qartë që do i shërbejë elementëve për të europianizuar më tej, Maqedoninë dhe rajonin tonë në tërësi.

Së pari dua të uroj padyshim të gjitha forcat politike progresive të Maqedonisë së Veriut të cilat në gjithë këto vite, pavarësisht divergjencave të tyre, kanë qenë kontributive në krijimin e stabilitetit, forcimin e stabilitetit dhe rregullat e doemokracisë të cilat morën një aspekt më të qartë që nga marreveshja e Ohrit.

Dua të uroj zotin Ali Ahmeti i cili ka një rol të rëndësishëm në këtë drejtim , i cili u fut në politikë si njeriu i luftës dhe u kthye më vonë një njeriun e stabilitetit dhe i paqes.Dua të uroj gjithashtu kryeministrin e ri, zotin Xhaferri një politikan i regjur, i vendosur, por dhe mendje0hapur në drejtimin e qeverisë së re.

Nuk mund të lë pa përmendur këtu dhe një histori më të largët në Maqedoninë e Veriut një politikan vizionar, politikan shumë i shquar, Arbër Xhaferri  të cilin unë e kam njohur që në dimrin e viti 94’ dhe kemi bashkëpunuar gjatë së bashku.

Njeriu i cili me idetë e tija, shtyu përpara, pikërisht këto zhvillime të modernizimit të Maqedonisë së Veriut. Nuk duhet harruar gjithashtu një kontribut i madh i partnerëve ndërkombëtar, i SHBA-ve, i BE, të cilët kanë asistuar dhe kanë ditur të jenë të fortë në disa momente shumë të vështira”, deklaroi Shehu.

Të fundit