Flash News

Ditari i Opozitës

Talljet e Ramës me shembjet, i përgjigjet Bardhi: Rrugët po i shemb tornado e korrupsionit

Talljet e Ramës me shembjet, i përgjigjet Bardhi: Rrugët po i

Kreu i grupit parlametar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas qëndrimit të Ramës karshi shembjeve të disa akseve rrugore në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se rrugët e Shqipërisë nuk po i shemb shiu, por tornadoja e korrupsionit.

“Rrugët në Shqipëri nuk po i shemb shiu. Po i shemb korrupsioni. Përpjekja e Edi Ramës për t’u fshehur pas reshjeve sezonale është fyese për shqiptarët.

Në Portugali pati ciklon 200 km/orë. Tek ne ka tornado korrupsioni: vetëm në 11 tendera nën hetim nga SPAK, janë 1.1 miliardë euro, të hedhura në rrugë.

Pamjet nuk kanë nevojë për koment.

P.S. Një këshillë falas per Edi Ramën: nga Portugalia mëso si jep dorëheqjen kryeministri dhe ministrat kur janë nën hetim. Antonio Kosta është vetëm një telefonatë larg”, shkruan Bardhi.

 

Të fundit