Flash News

KRYESORE

Rrugët në kolaps, Rama vijon talljen me qytetarët: Çudi, ndodh edhe në Portugali

Rrugët në kolaps, Rama vijon talljen me qytetarët: Çudi,

Teksa qytetarët e Juglindjes qëndrojnë të izoluar prej 5 ditësh pas shembjeve në aksin Librazhd-Prrenjas, kryeministri Edi Rama ka vijuar me talljen publike duke e krahasuar fenomenin kësaj here me Prtougalinë.

Në platformën “X”, Rama ka ndarë pamjet e një rruge të shembur në Portugali dhe pyet me tone tallëse pse opozita dhe mediat nuk kanë reaguar për këtë “korrupsion qeveritar”, duke relativizuar ndikimin e problemit për qytetarët e prekur dhe duke e trajtuar si një çudi të thjeshtë, jo si emergjencë reale.

"Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!", shkruan Rama.

Të fundit