Flash News

Ditari i Opozitës

"Tani fillon beteja", Nishani-Bashës: S'mund ta pranoj këtë fyerje, ç'duhet të bëje pas zgjedhjeve

"Tani fillon beteja", Nishani-Bashës: S'mund ta pranoj

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani e ka cilësuar si fyerje deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, deklaroi se "tani fillon beteja".

Në një takim me demokratët e Bulqizës, Nishani tha se pas humbjes së zgjedhjeve, Basha duhej të bënte një analizë të humbjes, dhe jo të fyente demokratët duke thënë se beteja fillon tani.

“Pas humbjes së zgjedhjeve, doli para selisë së PD-së dhe tha se “Unë tani e filloj betejën”. Unë nuk mund ta pranoj këtë fyerje. Në vend të thotë do bëjmë një analizë, do shohim arsyet e humbjes. Në vend që të analizojë secilën qendër votimi, pasi secila ka karakteristikat e veta, kryetari del e thotë tani e filloj betejën. Kjo është fyerje për mua. Unë nuk mund ta pranoj që ta bëjë fakt të kryer, që ne të mos flasim. Po këto tetë vite që ikën, kush i justifikon?”-tha Bujar Nishani.

Të fundit