Flash News

Ditari i Opozitës

“Tantella, gota kristali, çadra plazhi”, PL denoncon tenderat e qeverisë: Në kohë krize mendon për jetë luksi

“Tantella, gota kristali, çadra plazhi”, PL denoncon tenderat

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar një tjetër rast abuzimi me tendërat nga ana e qeverisë në kohë krize.

 Sipas Blushit, shoqëruar edhe me dokumente, mijëra euro taksa pritet të shkojnë për luksin e qeverisë në vend që t’u vijë në ndihmë qytetarëve në nevojë.

Statusi i plotë i Tedi Blushit

Mijëra euro taksa për luksin e shfrenuar të Edi Ramës: Tendera për blerje tantellash, kupa akulloresh, gota kristali, mermer për sapunë, shezlong e çadra plazhi

Kur qindra mijëra shqiptarë luftojnë çdo ditë për të mbijetuar, Qeveria keqpërdor me babëzi taksat e qytetarëve për t’i garantuar Edi Ramës dhe oborrit të tij një jetesë luksi.

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare vetëm këtë muaj ka shpallur katër tendera (dokumentat bashkëlidhur) për blerje krejtësisht të panevojshme dhe fyese, nga tantellat deri në dyshekë plazhi (jemi në muajin tetor) për shtëpitë e tij të pushimit.

Ndërkohë që për qytetarët në nevojë dhe nëpunësit e administratës ndan ndihma ekonomike me “thërrime”, të moshuarve nuk u rrit pensionet dhe pedagogëve në protestë u thotë se Buxheti i Shtetit nuk ka para për t’u rritur rrogat, Edi Rama vazhdon shpenzimet marramendëse për t’i garantuar vetes të tilla “salltanete”.

Kryeministri u kërkon sakrifica shqiptarëve në këtë kohë krize por vazhdon të shpërdorojë frikshëm paratë publike për luksin e vet.

Ndaloni urgjentisht prokurimet kriminale dhe ndani këto fonde për shtresat më në nevojë!

Të fundit