Flash News

Ditari i Opozitës

Tatimi për profesionet e lira, Salianji: Gjykata Kushtetuese të vendosë drejtësi

Tatimi për profesionet e lira, Salianji: Gjykata Kushtetuese të

Deputeti demokrat  Ervin Salianji  ka reaguar lidhur me padinë ka që opozita dërgoi një ditë më parë në Gjykatën Kushtetuese për kundërshtimin e tatimit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Salianji shkruan se tatimii i profesioneve të lira është një barrë që ka projektuar Rilindja, ndërsa shton se pret nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë drejtësi.

Taksimi i profesioneve të lira është një zgjedhë e re e Edi Ramës, një sanksion i rëndë  ndaj atij segmenti të shoqërisë që jeton vetë,  falë dijes dhe ekspertizës, ndoshta e vetmja pjesë e shoqërisë që nuk kontrollohet e shantazhohet dot për vota nga qeveria e nga taborri i saj i inspektorëve.

Kjo është barra që projekton rilindja ndaj profesioneve të lira, e që në fund u kushton qytetarëve, që do paguajnë më shumë për shërbimet më të rëndësishme.

PD e ka për detyrë të kontestojë deri në fund e të luftojë me çdo instrument padrejtësitë që sjell qeveria dhe arbitraritetin e saj.

Derguam në Gjykatën Kushtetuese ligjin që vendos taksim të skajshem ndaj profesioneve të lira.

Ne shpresojmë që Gjykata Kushtetuese do të gjejë kurajon të vendosë drejtësi, edhe nëse kjo lëndon qeverinë dhe Edi Ramen.

Të fundit