Flash News

Ditari i Opozitës

“Taulant Balla ka porositur vrasje”, Berisha: Rama personi më i cituar në SKY

“Taulant Balla ka porositur vrasje”, Berisha: Rama personi më i

Kryedemokrati Sali Berisha, pasi u rikthye në selinë e PD-së pas heqjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie”, ngriti akuza ndaj qeverisë dhe zyrtarëve me emra konkretë.

Berisha deklaron se ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është i akuzuar se ka porositur vrasje, ndërsa tha se emri i Ramës është më i lakuari në bisedat e zbardhura nga Sky ECC dhe Encrochat, duke e quajtur atë si kriminelin më të madh.

“Taulant Balla është iu akuzuar për porosi vrasjesh. Ai ka një mburojë politike dhe me të bëhet më i forti i qytetit dhe merr shefat e policisë, e drejtuesit e gjykatave.

 Më kriminel nga të gjithë është Edi Rama sepse i pret në zyrë. Edi Rama është personi më i lakuar, më i cituar në Sky.

 Ata që kanë punuar në kohën e Berishës juristë e dinë shumë mirë mbështetja që i kam dhënë për të plotësuar detyrimet e tyre ligjore.

Ata ndërtua një drejtësi që mund ta çonte vendin në konflikt civil”, tha Berisha.

Të fundit